Mashurka Të Verdha Me Mish Viçi

Përshëndetje të dashur pasionantë të gatimit,

Sot do të sjellim për ju, një recetë të supës me mashurka të verdha dhe mish, ose siç njihet në fjalorin e amvisave shqiptare dhe nënave tona “gjellë me mashurka”. Ky është një gatim që ne e kemi shijuar që në fëmijëri, dhe po e ndajmë me ju, ashtu si ne e gatuajmë në familjen tonë.

Mashurkat, bishtajat, ose barbunjat siç njihen ndryshe në disa nga trevat shqipfolëse janë një prej përbërësve apo zarzavateve që përdoret gjerësisht në receta të ndryshme gatimi gjatë gjithë vitit, por të freskëta dhe plot shije këtë zarzavat e gatuajmë nga Pranvera deri në Vjeshtë. Recetat dhe teknikat a gatimit të mashurtave janë të shumta, duke filluar nga supa, sallatat, gatim shoqërues, tavat, etj.

Vlerat ushqyese

Mashurka është bishtaja e njomë ku rritet dhe ruhet fasulja e thatë, që njihet për vlerat e pasura ushqyese për çdo grup moshë.
Bishtaja, ose mashurka është perim me vlera të larta proteinike, kompleks karbohidratesh, folate dhe hekur. Ato njihen për vlerat e larta në fibra dhe fibra të tretshme. Në një tas me fasule apo bishtaja të gatuara ne mund të marrim nga nëntë deri ne trembëdhjetë gram fibra. Fibrat e tretshme ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit të dëmshëm në gjak.

Yellow Bean Soup Recipe

Për gatimin e kësaj recete nevojiten këta përbërës:
• 600 g mashurka
• 300 g mish viçi
• 1 qepë e thatë ose 2-3 qepë të njoma
• 2 domate mesatare të kuqe
• 1 karrotë
• 1 patate ( sipas dëshirës)
• Kripe, piper, majdanoz, sipas dëshirës
• Vaj ullliri 2-3 lugë gjelle

 

Përgatitja:

Yellow Bean Soup Recipe- Preparation

  1. Lajmë mashurkat mire duke i lënë të pushojnë për disa minuta në ujë dhe sodë,i shpëlajmë në ujë të rrjedhshëm, dhe më pas i pastrojmë nga bishtat dhe fijet. I presim mashurkat në copa të vogla me gjatësi rreth 2-3 cm.
  2. Vazhojmë përgatitjen duke prerë qepën, karrotën, dhe domaten në kubikë të vegjël.
  3. Presim mishin në copa të vogla ose mesatare sipas dëshirës.

Pasi i kemi përgatitur të gjithë përbërësit në tavolinë tonë të punës, fillojmë e përgatitjen e recetës sonë.

Gatimi:

 

Yellow Bean Soup RecipeYellow Bean Soup RecipeYellow Bean Soup RecipeYellow Bean Soup Recipe

  1. Marrim nje tenxhere me fund të trashë dhe që nuk ngjit, e vendosim në sobë më nxehtësi mesatare, hedhim vajin e ullirit dhe shtojmë qepën dhe karrotën menjëherë, që të kavërdisen së bashku.
  2. E përziejmë herë pas here me një luge druri për disa minuta deri sa qepa dhe karrrota të fillojnë të zbuten dhe të marrin ngjyrë e artë. Ndërkohë shtojmë edhe mishin e copëtuar dhe vazhdojmë me kaurdisjen e përbërësve në tenxhere.
  3. Pasi të shohim që mishi ka filluar të gatuhet dhe të marrë ngjyrën e artë, shtojmë domaten e prerë në kubik, ose të grirë në një rende ose grirës ushqimor.
  4. E përziejmë dhe pas disa minutash, kur të shikojmë që domatja është zbutur dhe kthyer në salcë shtojmë mashurkat dhe e përziejmë.
  5. Shtojmë kripë dhe piper sipas dëshirës dhe vazhdojmë përzierjen në zjarr mesatar. Kini kujdes të mbani një nivel mesatar të nxehtësisë ose flakës nëse gatuani me gaz, pasi në këtë fazë të gatimit nxehtësia e tepërt mund të bëjë që perimet mund te ngjisin dhe të digjen në fund të tenxheres.
  6. Kur të shohim që dhe mashurkat janë zbutur, atëherë shtojmë ujin e ngrohtë në mënyrë që të mos ndërpritet gatimi.
  7. Sasia e ujit që duhet të shtojmë të jetë aq sa të mbulohen perimet.
  8. Mbyllim tenxheren dhe e lëmë të vazhdojë gatimi me nxehtësi të ulët, për rreth 25-30 min. Unë e preferoj një gatim me pak lëng, por ju mund të zgjidhni të lini më të lëngshme në formë supe.
  9. Pasi ka përfunduar gatimi shtojmë majdanozin e grirë.

Yellow Bean Soup RecipeYellow Bean Soup RecipeYellow Bean Soup RecipeYellow Bean Soup Recipe

Mund të konsumoni 1 pjatë të tillë si në vaktin e drekës ashtu dhe në atë të darkës, sepse ështe 1 gatim i shëndetshëm, i lehtë dhe jo me shumë kalori. i shkëlqyer për stinën e Verës duke qenë se mashurkat janë perime me përmbajtje të lartë uji dhe treten lehtë në organizmin tonë.
Ju bëftë mire!

Ruajta:

Këtë gatim mund të ruani në enë të mbyllur hermetikisht në frigorifer për 24 orë. Ne rekomandojmë që gjatë stinës së verës, gatimet të konsumohen brenda ditës që janë gatuar. Konsumoni ushqime dhe gatime sa më të freskëta, në mënyrë që të shmangni çdo problem me tretjen, helmimet ushqimore apo sëmundjet infektive.

Këshilla:

  1. Kujdesuni të gatuani në sasinë që ju duhet jo më tepër. Ushqehuni shendetshëm duke gatuar çdo ditë gatime të freskëta për vete dhe familjen tuaj.
  2. Këtë recetë mund ta gatuani edhe pa përdorur mish, duke shijuar vlerat e perimeve të perdorura në të, do jetë një pjatë e shijshme dhe e lehte qe mund te përdoret dhe nga ata që preferojne gatimet vegane.
  3. Në realizim e recetës mund të përdorni edhe mashurka jeshile. Ne kemi zgjedhur të verdhat por edhe jeshilet janë po aq të shijshme. Gjithashtu mund të shtoni edhe perime të tjera si patate apo kungull, nëse fëmijët tuaj i pëlqejnë këto të fundit, një mënyrë pë ti nxitur të hanë të gjitha llojet e perimeve.
  4. Nëse dëshironi, për një gatim edhe më të shëndetshem, kaurdisjen e qepës, mishit dhe perimeve mund ta bëni me pak ujë duke i kaurdisur në lengun e tyre, dhe vajin e ullirit ta shtoni të pa gatuar në përfundim të gatimit ose në pjatën tuaj. Kështu do të merrni të gjitha vlerat e mbrekullueshme ushqimore të vajit të ullirit.
  5. Në këtë gatim , përveç majdanozit, mund të përdorni edhe kopër, trumzë, apo rigon.
  6. Për të përgjysmuar kohën e gatimit mund të përdorni tenxheren me presion. Proçedura është e njëjtë vetëm për sasinë e ujit do I referoheni manualit të përdorimit të tenxheres suaj, pasi sasia e ujit duhet më e moderuar.
  7. Mund të përdorni edhe lloje të tjera mishi, si pulë, etj. Mund ta gatuani mishin më parë nëse dëshironi, në këtë mënyrë, koha e gatimit të perimeve do të përgjysmohet.

Ju ftojmë ta gatuani këte recetë, dhe mirëpresim komentet tuaja. Ne dëshirojmë të ndajmë experienca dhe vlera, dhe mirëpresim sugjerime lidhur me receta të reja që dëshironi të provoni në familjen tuaj.

Faleminderit pë kohën tuaj.

Së shpejti me receta të reja.

3 thoughts on “Mashurka Të Verdha Me Mish Viçi”

  1. Shumë recetë e mirë, e provuam sot në familje dhe të gjithë e pëlqyem. Sipas gjyshes sime masa e duhur e përbërësve dhe mënyra e veçantë e gatimit bënë që ne tju falënderojmë me këtë koment. Faleminderit nga familja Mula.

    Reply

Leave a Comment