Lazanja është një nga llojet e pastave shumë e preferuar për të gjithë. Një pjatë e parë shumë e shijshme që mund të gatuhet qoftë më bazë mishi ashtu edhe me perime. Ne sot do të ndajmë një Recetë të Lazanjës Me Perime. Kjo është një kombinim perfekt i perimeve të ndryshme të stinës por ju në të njëjtën mënyrë mund ta gatuani me perimet që ju pëlqejnë më shumë. Unë kam shtuar edhe proshutën e pulës në këtë recetë, por për ju që doni një pjatë vegjetarine mund të mos e përdorni.
Mushroom And Sausage Lasagna-Lazanjë Me Kërpudha Dhe Salçiçe
Përbërësit
- 200 g petë lazanje të përgatitura më parë.
- 600 g salcë beshamelë
- 1 brokol i vogël
- 1 fetë kungull i verdhë dimëror (200-300g)
- 1 kungull jeshil
- 1 karrotë
- 2-3 qepë të njoma (pjesa e bardhë)
- 1 qepë e vogël e thatë
- 1 spec i kuq
- 1 patëllxhan
- 200 g bizele
- 1 degë selino
- 1 tugë majdanoz i freskët i grirë imët
- Kripë, piper, vaj ulliri
- 250 -300 g mozarela
- 100-150 g djath i grirë
Për brumin e Lazanjës nëse do i përgatisni petët vetë duhen:
- 200 g miell
- 2 vezë të freskëta
- pak kripë
Për Beshamëlën
- 2 lugë gjalp
- 2 lugë miell
- 600 ml qumësht
- Kripë, piper, arrë moskat
“As the owner of this website, I’ve tracked down great deals for the products and services mentioned herein. When you use the links on this page to make a purchase, I may get a small commission, and you may get a worth bargain. It’s a win-win all around. Thank you for supporting this site. FYI- Prices and Terms of the products refer to the date of the publication of this article. Full disclosure.”
Përgatitja
- Do të lajmë perimet me radhë, dhe do i presim në kubikë të vegjël.
- Kështu pastrojmë qepën dhe e grijmë kubikë, po kështu presim imët dhe qepën e njomë. Në një tigan, shtojmë dy lugë vaj, dhe pak ujë, dhe në një tigan me kapak, do kaurdisim në fillim qepën dhe do të shtojmë me radhë perimet e tjera. Shtojmë lulet e brokolit të prera në kubikë.
Shtojmë specin e kuq të pastruar nga farat dhe prerë kubikë. Qërojmë karrotën dhe e presim kubikë. Presim kungullin e verdhë dhe jeshil, dhe patëllxhanin në kubikë dhe i shtojmë edhe ato në tigan. Do të shtojmë selinonë dhe bizelet. Do shtojmë kripë, dhe i lëmë të gatuhen të mbuluara në lëngun e tyre. Do të shtojmë edhe pak ujë, majdanozin, dhe i ziejmë edhe pak minuta. - Ndërkohë përgatisim dhe beshamelën sipas recetës klasike. Më poshtë lexoni recetën e plotë.
- Nëse petët kanë nevojë të zihen do i ziejmë ndërkohë. Nëse do të përdorni petë që nuk kanë nevojë të zihen mund ti shtrojmë direkt në tavë. Për mënyrën e përgatitjen së petëve të feskëta në shtëpi, mund të lexoni këtu recetën e plotë.
- Kur të gjitha janë gati, ndezim furrën të nxehet në 200 gradë.
- Në një tavë do të shtojmë beshamelë, vendosim shtresën e parë të petëve, hedhim përzierjen e përgatitur me perime, copa proshute dhe copa mozzarella dhe beshamelë. Mund të shtoni edhe pak djath të grirë nëse doni. Kështu vazhdojmë deri në fund, dhe e përfundojmë lazanjën tonë me një shtresë perimesh, beshamelë dhe djath të grirë.
- E vendosim të piqet në furrën e nxehur për 30 minuta. Nëse do përdorni petë që nuk zihen, i vendosim një letër alumini tavës, e çpojmë në disa vende me pirun dhe kështu lazanja do dali e gatuar si duhet dhe e butë. Në minutat e fundit e heqim letrën e alumint dhe e lëmë që të marri një ngjyrë të bukur të artë nga lart.
- E heqim nga furra, e lëmë të pushojë pak minuta, dhe më pas e presim dhe e servirim të ngrohtë.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që jeni pjesë e recetave tona duke na ndjekur dhe vizituar rregullisht. Jeni të mirëpritur të lini një koment në formën më poshtë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.