Qofte Me Perime është një recetë e shpejtë për tu përgatitur por edhe e shijshme për tu servirur ne dreka me miq, apo për bankete dhe festa.
Gjithashtu, qoftet me perime janë një zgjidhje shumë e mirë edhe për të pastruar frigoriferin dhe mos ti lëmë perimët të na prishen. Në këtë mënyrë, mund të edukojmë edhe fëmijët të konsumojnë perime pasi qoftet konsumohen nga të gjithë me kënaqësi.
Fakti që unë referoj ti gatuaj në furrë i bën edhe më të shëndetshme për çdo moshë, por nëse doni ju mund edhe ti gatuani duke i skuqur. Unë preferoj ti pjek në furrë.
Ju mund të provoni edhe qofte me Patate, apo qofte me Qiqra.
Përbërësit
- dy karrota
- 2 kungulleshka ose një cop kungull i verdhë
- 2 presh, pjesa e bardhë
- 50-100 g djath i bardhë
- 100 g gjizë
- 2 vezë
- Kripë, piper, majdanoz, vaj ulliri
- Bukë e thërrmuar
Përgatitja
- Do të pastrojmë perimet duke i larë mirë në ujë të rrjedhshëm, i pastrojmë nga lëkura dhe me një renden do i grijmë të gjitha, karrotat, kungullin dhe preshin.
- Në një tas do të përziejmë të gjitha perimet, vezët, djathin, gjizën, ezërat, dhe 2-3 lugë vaj ulliri.
- Do i përziejmë mirë, i japim formë rrumbullake me duar sipas dëshirës dhe i kalojmë në bukë të thërrmuar.
- Do i vendosim në një tavë të veshur me letër furre. Qoftet i pjekim në furrë të parangrohur në 200 gradë për 20-25 minuta.
- I nxjerrim nga furra dhe i vendosim në një pjatë servirje. I konsumojmë të ngrohta bashkë me sallatë apo salcën që ju pëlqen.
Ju Bëftë mirë!
Në Përmbyllje
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”