Vegan Cauliflower Soup Recipe-Supë Vegane Me Lulelakër

Supë Vegane Me Lulelakër është një recetë e shpejtë dhe e shijshme. Keto ditë kam respektuar një menu Vegane dhe kam zbuluar delikatesën që të ofrojne perimet dhe shijen e veçantë sipas llojit. Në përgjithësi une preferoj të shtoj lëng pule apo mishi në supat që gatuaj, po panvaresisht shijes së mirë, kam kuptuar që lëngu i mishit shpesh herë na fsheh shijen e vërtetë të perimeve. Ndaj ju sugjeroj ti gatuani perimet edhe thjesht pa mish.

Pra, do të përgatisim këtë supë shumë të shijshme dhe mbi të gjitha një darkë e shpejtë për të gjithë ata që pëlqejnë mënyrën Vegane të të ushqyerit në përditshmerinë e tyre.
Receta e sotme është e thjeshtë, me pak përbërës për një vakt të shëndetshëm.

Ju mund të provoni edhe këtë recetë tjetër të supës me lulelakër.

Përbërësit

  • 1 Lulelakër e vogël
  • pjesa e bardhë e një preshi
  • 1 patate
  • Kripë e piper
  • Vaj ulliri
  • Majdanoz, ose mente
  • lëng limoni sipas dëshirës

Përgatitja

  1. Si fillim do lajmë dhe presim perimet. Kështu, do të pastrojmë pataten dhe e presim në kubik.
  2. Gjithashtu pastrojmë dhe lulelakrën dhe e presim në copa mesatare.
  3. Grijmë preshin jo shumë hollë dhe e kavërdisim me vaj ulliri. Shtojmë edhe pak kripë.
  4. Sa te zbutet pak dhe shtojmë pataten. E kavërdisim edhe atë dhe shtojmë në fund lulelakrën.
  5. Do i mbulojmë perimet me ujë dhe i lëmë perimet të ziejnë për 15 minuta.
  6. Sapo ka kaluar koha do i frulojmë me mixer.
  7. Shtojmë erëza të freskëta të grira hollë, lëng limoni dhe pak vaj ulliri sipër.
  8. E servirim supën të ngrohtë. Ideale për dietat tuaja dhe ushqyerjen e femijëve tuaj.

Ju Bëftë Mirë!

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment