Best Homemade Pancakes Recipe-Si Të Gatuajmë Pancakes

Pancakes janë një shije e shijshme për çdo mëngjes në familje. Kjo është receta më e mirë e petullave pancake të bëra në shtëpi që ne na pëlqen të gatuajmë në familjen tonë dhe duam ta ndajmë me ju sot.
Për më tepër, gatimi i petullave krijojnë një atmosferë të gëzueshme në shtëpinë tonë. Më pëlqen ta gatuaj këtë recetë me vajzat e mia dhe, në të njëjtën kohë, të kalojmë disa momente argëtuese së bashku.
Ju mund të provoni edhe petullat e Tianës apo Petulla me Maja

Best Homemade Pancakes Recipe-Family Cooking Recipes

Përbërësit

  • 200 ml qumësht
  • 2-vezë
  • 125 g miell
  • 25 g gjalp pa kripë
  • 6 g fryrës për ëmbëlsira
  • 15 g sheqer
  • 1/4 tsp kripë
  • boronica të freskëta
  • 2-tbsp copëza çokollate
  • 1-tbsp gjalp pa kripë për gatimin
  • Mjaltë, gjalpë pa kripë, një shumëllojshmëri frutash të freskëta, gjalpë lajthie etj për servirjen dhe konsumimin e petullave.

Përgatitja

  1. Fillimisht, në një tas qelqi mesatar, shtoni vezët, sheqerin dhe kripën dhe përziejini mirë.
  2. Më pas, shtoni gjalpin e shkrirë dhe vazhdoni të përzieni duke shtuar gjysmën e qumështit, miellin e situr dhe pluhurin për pjekje.
  3. Vazhdoni përzieni mirë që të krijohet një brumë homogjen dhe të mos mbeten kokrra mielli. Më pas, shtoni pjesën tjetër të qumështit dhe përzieni për të krijuar një brumë homogjen dhe të lëngshëm. Best Homemade Pancakes Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Gjithashtu, shtoni boronicat dhe copat e çokollatës, ose mund të gatuani vetëm brumin bazë të petullës, pa shtuar fruta, çokollatë ose përbërës të tjerë.
  5. Në një tigan që nuk ngjit shtojmë pak gjalpë.
  6. Duke përdorur një garuzhde, shtoni brumin e petullës në tigan për t’u pjekur. Për një petull, mund të shtoni 1/2 e garuzhdes ose një garuzhde të plotë, në varësi të madhësisë së petullës që doni.
  7. Më pas, gatuajeni petullën në zjarr mesatar ose të ulët, jo të lartë. Kur petulla fillon të krijojë flluska ajri në sipërfaqe, kthejeni në anën tjetër që të skuqet plotësisht, duke përdorur një spatull.
    Best Homemade Pancakes Recipe-Family Cooking Recipes
  8. Vazhdoni kështu deri në fund duke gatuar të gjithë brumin e petullave.
  9. Në fund i kalojmë në një enë për servirje dhe e servirim petullat të ngrohta.

Petullat janë të shijshme, konsumohen me mjaltë dhe fruta. Janë ushqim të shijshëm për mëngjes, dhe mund t’i shoqëroni duke zgjedhur shijet tuaja të preferuara, reçelrat, mjaltin, kremrat, frutat etj.

Ju Bëftë Mirë!

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

 

Leave a Comment