Turkish Bread Recipe-Pite

Këto Pite Me Maja janë një recetë e kuzhinës turke, ose Turkish bread, apo flat bread si njihet ndryshe në kuzhinën ndërkombëtare. Janë të thjeshta për tu përgatitur dhe gatuhen në pak minuta në tigan.

Kjo lloj buke në fakt gatuhet në shume vende dhe përdoret si ushqim i përditshëm jo vetëm në Turqi, apo në vende te tjera të lindjes por edhe në Indi, Banglandesh, etj.

Sipas traditës dhe vendit ku gatuhet, ashtu ka edhe mënyrat me të cilat konsumohet. Zakonisht akomatizohet me erëza të freskëta si majdanoz, mente dhe erëza pikante si piper, speci djegës, etj.
Pitet dalin shumë të shijshme dhe shoqërohen me djathra, apo salca të ndryshme me bazë prodhimet e qumështit, një prej të cilëve që mund të shijojë më së miri është edhe xaxiqi që përdorim edhe ne.

Unë për të aromatizuar zgjodha majdanozin i freskët, por nuk e përdora spëcin djegës pasi pitet i shijoi dhe vajza tre vjeç, kështu që për fëmijët mos përdorni piper apo erëza pikante.

Në këtë recetë brumi përgatitet me maja, por në shumë vende si në Indi, ato përgatitet edhe me sodë buke, siç i gatuajmë edhe ne Pitet me Sodë Buke.

Gjithashtu pjekja kërkon që temperatura të jetë kostante, në tigan të nxehur mirë, por jo shumë të lartë nxehtësinë gjatë pjekjes në mënyrë që mos të digjet pitja, por të piqet si duhet.

Përbërësit

  • 500 g miell
  • 1 lugë çaji kripë
  • 2 lugë gjelle maja
  • 150 ml qumësht i vakët
  • 150 ml ujë i vakët
  • 3 lugë vaj ulliri për brumin plus aq sa duhet per të lyer tiganin dhe pitet pas pjekjes.
  • Majdanoz i freskët i grirë dhe spec djegës i grirë sipas dëshirës

Përgatitja

  1. Si fillim do të sitim miellin dhe e përziejmë me kripën dhe majanë.
  2. Do të përziejmë qumështin dhe ujin e ngrohtë dhe me këtë sasi të lëngët do të zëmë brumin. Shtojmë edhe vajin e ullirit dhe punojmë masën që vaji të përthithet dhe brumi të lidhet mirë.
  3. E punojmë brumin për disa minuta sa të bëhet elastik, i butë në mënyrë që të aktivizohet edhe majaja.Turkish Bread Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Formojnë një top me brumin e përgatitur, e lyejmë me vaj në sipërfaqe dhe e mbulojmë me një qese celofoni duke e vendosur në temperaturë 28-30 gradë, ose brenda furrës me dritë ndezur që brumi të na vijë për të paktën 1 orë. Turkish Bread Recipe-Family Cooking RecipesTurkish Bread Recipe-Family Cooking RecipesDo të shikoni që dyfishon masën e tij.Turkish Bread Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Brumin e ardhur e hapim me dorë lehtë në një suprinë të spërkatur me miell dhe e ndajmë në 6 pjesë të barabarta, të cilat më pas i rrumbullakosim si veprojmë me brumin përpara se ta hapim petë.Turkish Bread Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Topthat e brumit i hapim në kuleçë të vegjël me diametër 1o-20 cm dhe secilin prej tyre e pjekim në një tigan të lyer me pak vaj dhe që nuk ngjit.Turkish Bread Recipe-Family Cooking RecipesPitet i pjekim për 5-6 minuta ose 2-3 minuta në secilin krah.Turkish Bread Recipe-Family Cooking Recipes Do të shikoni që kur e pjekim pitja formon dukshëm një fryrje në mes ta saj, e cila e bën që të jetë e butë, elastike, dhe të piqet si duhet.
  7. Pasi e heqim nga tigani e lyejmë në sipërfaqe me vaj ulliri duke përdorur një furçë kuzhine dhe e spërkasim me majdanoz të grirë, dhe erëzat që duam.Turkish Bread Recipe-Family Cooking Recipes
  8. E shërbejmë të ngrohtë sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!Turkish Bread Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe mbështesni faqen tonë duke provuar recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje mbi recetat dhe Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment