Turkish Borek Recipe-Çarçaf Byrek-Si Të Hapim Petë Me Dorë

Çarçaf Byrek apo Hapja e Petës Me Dorë është një gatim i kuzhinës turke. Ka këtë emërtim pasi petët e byrekut i hapim me dorë mbi një pecetë tavoline apo çarçaf të pastër. Peceta na ndihmon për mbledhjen e petës role.
Peta hapet me dorë dhe mbledhja gjithashtu mund të bëhet edhe me dorë, por ndihmuar nga një pecetë është më e thjeshtë. Brumi del më i shkrifët pasi piqet, pasi në mbledhje peta merr më shumë ajër.

Si gatuhet kjo recetë

Kjo recetë do ju shpjegojë përgatitjen e brumit dhe hapat që ndjekim për hapjen e petëve me dorë, pa përdorur një hapës petës apo rul kuzhine. Ky lloj brumi përgatitet me vetëm tre përbërës, miell, ujë dhe kripë.

Mbushjen e byrekut mund ta përgatisim si të duam. Unë e kam përgatitur me Kungull Të njomë, por ju mund ta mbushni me Spinaq, Gjizë,  Qepë Të njoma, Presh, Patate, etj.

Për të hapur sa më mirë brumin pa na u grisur peta, duhet që brumi të punohet mirë në fillim. Gjithashtu e lëmë të pushojë në mënyrë që të bëhet më i butë dhe të hapet lehtë. Tjetër element, uji që përdorim për zënien e brumit duhet i ngrohtë.

Ndryshe nga brumi tradicional i byrekut tonë, ku raporti i lagështirës është zakonisht 50% ujë të sasisë së miellit, për këtë lloj brumi përdorim pak më tepër ujë. Brumi duhet më i butë, por jo që të ngjisi. Prandaj dhe e punojmë mirë sa të arrijë strukturën e duhur.

Përbërësit

Për brumin

  • 500-550 g miell
  • 350 ml ujë i ngrohtë
  • 1 lugë çaji kripë

Për petët

  • 50 g gjalp
  • 50 ml vaj vegjetal
  • 1 e verdhë veze për të lyer në sipërfaqe (facultative)

Për mbushjen

  • Një copë kungull i njomë ose 2-3 kungulleshka
  • 1 vezë
  • 1 lugë plot me gjizë pa kripë
  • 50 g djath i bardhë
  • 50 g djath kaçkavall

Përgatitja

Punimi i Brumit

  1. Si fillim, në një tas do të hedhim miellin, kripën dhe shtojmë gradualisht ujin e ngrohtë. Kur të kemi përzierë të gjithë sasinë, do ta punojmë brumin mirë për 10-15 minuta. Duhet që pas këtij rezultati të këmi një brumë të butë, i cili mund të jetë ende pak ngjitës.
  2. Në tavolinën e punës, do të shtojmë pak miell dhe do të punojmë brumin edhe për 5 minuta në mënyrë që ta mbledhim dhe të ketë butësinë e duhur.Turkish Borek Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Do e ndajmë brumin në pjesë të barabarta. Unë e ndava në katër pjesë, ju mund të zgjidhni ta ndani edhe më shumë sidomos nëse jëni fillestar në hapjen e brumit me dorë. Në këtë mënyrë nuk do ju duhet të hapni petë shumë të mëdha dhe do e keni më të lehtë.
  4. Pjesët e brumit do i vendosim në një pecetë dhe do e mbulojmë po me pecetë të pastër, duke e lënë të pushojë të paktën për 20 minuta.
  5. Ndërkohë mund të përgatisim mbushjen që kemi zgjedhur për byrekun. Në rastin tim, unë e griva kungullin me një rende, e lashë në një kullesë që të largoja ujin e tepërt. Më pas e përziejmë me përbërësit e tjerë dhe mbajmë mënjanë për ta përdorur kur të kemi petët gati.

Hapja e Petëve

  1. Pasi kalon koha, do të hapim brumin në kuleçë me dimension 20-30 cm dhe do i lyejmë në sipërfaqe me përzierjen e gjalpit me vajin.Turkish Borek Recipe-Family Cooking Recipes
  2. I vendosim në një pjatë sipër njëri-tjetrit dhe do I mbulojmë më një qese për ti lënë të pushojnë edhe për 20 minuta të tjera.
  3. Në një tavolinë hapim një mbulesë të pastër dhe sipër saj do hapim petët me dorë. E terheqim petën vetëm në skajet e saj, pra duke terhequr me mollëzat e gishtave vetëm konturin e petës, dhe jo më në brendësi pasi mund të griset.
  4. Do e hapim sa të mundemi petën. E spërkasim me pak yndyrë.Turkish Borek Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Në njërën anë, pasi e kemi palosur petën për 10 cm do të shtojmë masën e përgatitur për mbushje. Mund ta vendosim mbushjen si shirit, ose edhe ta shpërndajmë masën në një sipërfaqe me gjerësi 20-30 cm.Turkish Borek Recipe-Family Cooking Recipes
  6. E mbledhim petën role duke ngritur mbulesën. E vendosim po role në tavën e përgatitur për pjekjen e byrekut, të cilën e këmi lyer gjithashtu me yndyrë.Turkish Borek Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Në fund do ta spërkasim më yndyrën e mbetur dhe e lyejmë petën nga sipër me një të verdhë veze.Turkish Borek Recipe-Family Cooking Recipes
  8. Do e pjekim në furrë të parangrohur në 200 gradë për 35-40 minuta, ose në temperaturën që ju zakonisht piqni byrekun në furrën tuaj.Turkish Borek Recipe-Family Cooking Recipes
  9. E nxjerrim nga furra pasi piqet, e lëmë të ftohet pak, dhe e presim në copa për ta servirur sipas dëshirës.

Ju Bëftë Mirë!Turkish Borek Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment