Tangerine Panna Cotta Recipe-Panna Cotta Me Manderina

Panna Cotta Me Manderina është një nga ëmbëlsirat më të lehta që mund të gatuani dhe shijoni qoftë edhe për darkën tuaj të Krishtlindjes.

Kjo është një ëmbëlsirë me lugë e cila gatuhet shumë lehtë, pa pjekje dhe gjithë koha që duhet të investoni është vetëm pak minuta. Pjesa tjetër është qëndrimi në frigorifer dhe gati të shërbehet kur dëshironi.
Panna cotta është një ëmbëlsirë me pak përbërës, ku përbërësi kryesor është pana e freskët. Receta bazë mund të kombinohet edhe me fruta të ndryshme duke e personalizuar me shijen që duam siç është edhe kjo recetë.

Mandarina, si një nga frutat e stinës, plot shije dhe aromë, balancon më së miri shijen për ti dhënë edhe më tepër elegancë dhe shije recetës sonë.
Unë po e sjell duke e përgatitur edhe mandarinën xhel duke e servirur bashkë me pana cotta. Ndërkohë ju mund të zgjidhni që të përgatisni pana cotta dhe ta servirni në fund me reçel mandarine.
Ju mund të provoni edhe Krem Karamel.

Përbërësit

  • 500 ml pana e freskët
  • 100 ml qumësht
  • 100 g sheqer
  • 1 lugë çaji vanilje
  • 8 g xhelatinë në fleta

Për xhelin e mandarinës

  • 6-8 kokrra mandarina
  • 3-4 g xhelatinë
  • 50-100 g sheqer

Përgatitja

  1. Në një tas vendosim fletët e xhelatinës me disa lugë ujë të ftohtë të zbuten.
  2. Në një tenxhere do të shtojmë panën, qumështin dhe sheqerin dhe e vendosim në zjarr të nxehen.
  3. Do trazojmë sa të tretet sheqeri duke u kujdesur që pana mos të marri valë. Nëse e doni këtë ëmbëlsirë edhe më të aromatizuar, në këtë fazë mund të shtoni edhe lëkura manderine të pastruara mirë më parë.
  4. E heqim enën nga zjarri, heqim lëkurat e manderinës nëse i kemi shtuar. Shtryllim fletët e xhelatinës dhe i shtojmë aty duke përzierë që të treten.Shtojmë edhe aromën e vaniljes.
  5. Masën do e hedhim në forma dhe i vendosim në frigorifer të mpiksen.
  6. Kur ka kaluar 2 orë dhe pana është ngurtësuar, në një tenxhere do të shtojmë lëngun e manderinave dhe sheqerin. Sheqerin shtojeni sipas dëshirës bazuar dhe në ëmbëlsinë natyrale të lëngut.
  7. E lëmë në zjarr sa të tretet sheqeri dhe e heqim mënjanë.
  8. Ndërkohë, kemi vendosur sërish fletët e xhelatinës ne ujë, i shtrydhim dhe i tresim te lëngu i mandarinës. Këtë masë do e shtojmë në format e mbushura më parë me pana cotta të cilat janë ngurtësuar.
  9. Do i lëmë sërish në frigorifer edhe për 1-2 orë të tjëra që të ngurtësohet edhe xheli i manderinës dhe i shërbejmë pas një vakti.

Ju Bëftë Mirë!Tangerine Panna Cotta Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

 

Leave a Comment