Tagliatelle With Porcini-Tagliatelle Të Freskëta Me Kërpudha Porçini

Tagliatelle Të Freskëta Me Kërpudha Porçini është një pjatë e parë, e cila shijon më së miri në stinën e vjeshtës.

Kërpudhat porçini janë nje element i çmuar i gastronomisë që nuk e kemi traditë në kuzhinën shqiptare, por e kemi huazuar. Në vendin tonë kjo lloj kërpudhe rritet dhe mblidhet shumë. Kohët e fundit është njohur dhe mund të gjendet lehtësisht në treg.

Ju rekomandoj ta provoni në gatimet tuaj për shijen delikate dhe vlerat e pasura ushqyese.
Kjo kërpudhë kombinon më së miri me pasta të freskëta, të cilat pa dyshim mund të zgjidhni ti blini, por të përgatitura nga vetë ju janë më të shijshme.

Ju mund të provoni edhe Homemade Tagliatelle Pasta Recipe-Tagliatelle Të Freskëta Shtëpie

PërbërësitTagliatelle With Porcini-Family Cooking Recipes

Për brumin

  • 3 vezë
  • 300 g miell
  • Kripë

Salca

  • 400 g kërpudha Porçini të freskëta
  • 1 lugë gjalp+ vaj ulliri
  • 1 thelp hudhër
  • Kripë e piper i zi
  • Majdanoz
  • Parmixhan i grirë

Përgatitja

  1. Do të përgatisim brumin siç e kemi treguar më parë. Në një enë hedhim miellin dhe vezët e freskëta në mes. Shtojmë kripën dhe duke e përzierë në fillim me pirun dhe më pas me duar do të bëjmë brumin.
  2. E lëmë brumin të pushojë 30 minuta. Dhe pas kësaj kohe përgatisim tagliatellet duke përdorur makinën për pasta ose rrulin për hapjen e petëve. E kemi treguar me parë këtë proçedurë.
  3. I lëmë veç tagliatellet dhe përgatisim kërpudhat.Tagliatelle With Porcini-Family Cooking Recipes
  4. Do ti pastrojmë kërpudhat nga dheu me një pecetë të lagur. Fundin e tyre e pastrojmë me thikë.
  5. Nqs janë shumë të ndotura me dhe atëherë mund ti lani me shpejtësi me ujë të rrjedhshëm dhe ti thani menjëherë. Nuk duhet të thithin ujë.Tagliatelle With Porcini-Family Cooking Recipes
  6. I presim poròinit në feta gjatësore duke përfshirë në prerje edhe pjesën e këmbës.
  7. Në një tigan do të shtojmë gjalpin dhe vajin e ullirit dhe një thelp hudhër për aromë. E lëmë të ngrohet pak dhe shtojmë kërpudhat.Tagliatelle With Porcini-Family Cooking Recipes
  8. Do ti lëmë të marrin nxehtësinë e duhur. Shtojmë kripë e piper. Pas disa minuta janë gati.
  9. Ndërkohë do të hedhim tagliatellet në ujë që vlon me kripë për të zierë. Do të jenë gati shumë shpejt. Për dy minuta gatuhen duke qenë se janë të freskëta.Tagliatelle With Porcini-Family Cooking Recipes
  10. Tagliatellet i kullojmë dhe i shtojmë te salca e kërpudhave. I përziejmë dy minuta dhe shtojmë edhe pak nga uji i zierjes që të dalin kremoze.Tagliatelle With Porcini-Family Cooking Recipes
  11. I servirim të ngrohta, me majdanoz të freskët sipër e djath të grirë nëse ju e preferoni.

Ju bëftë mirë!Tagliatelle With Porcini-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment