Strawberry Panna Cotta Recipe-Panna Cotta me Luleshtrydhe

Panna Cotta me Luleshtrydhe është një ëmbëlsirë me lugë shumë e thjeshtë dhe e shpejtë për tu përgatitur. Ndryshe nga panna cotta klasike kjo recetë rezulton më kremoze. Mund ta servirim për miqtë dhe familjarët tanë pas një vakti. Kjo është një ëmbëlsirë me lugë, e cila shërbehet e ftohtë dhe shijon shumë në ditët e nxehta.

Ju mund ta përgatisni edhe me fruta të tjera të stinës duke ndjekur të njëjtën mënyrë. Unë e kam servirur më salcë luleshtydhe, por ju mund të zgjidhni edhe luleshtydhe të freskëta për servirje apo pak panna të rrahur.
Një tjetër mënyrë është përhatitja e panna cotta klasike shoqëruar me gel apo salcë luleshtydhe, siç kemi vepruar tek receta e panna cotta me mandarinë.

Përbërësit

  • 500 g panna e freskët
  • 100 ml qumësht
  • 75 g sheqer
  • 1 lugë çaji vanilje
  • 200 g lulështydhe të freskëta
  • 8 g gelatinë në fleta

Për salcën e lulështrydheve

  • 150 g luleshtrydhe
  • 2-3 lugë sheqer
  • Pak vanilje
  • 1 lugë gjelle ujë

Përgatitja

Panna Cotta

  1. Si fillim do të frulojmë luleshtydhet e lara dhe pastrura nga bishtat. Kështu i presim në copa dhe i frulojmë në një blender, apo grirëse kuzhine. Masën e kalojmë në një sitë që të eleminojmë pjesën e farave.Strawberry Panna Cotta Recipe-Family Cooking Recipes
  2. Ndërkohë do të vendosim xhelatinë ne ujë të ftohtë të zbutet.
  3. Në një tenxhere shtojmë qumështin, një pjesë të panës dhe sheqerin dhe do i vendosim në temperaturë mesatare duke trazuar sa të tretet sheqeri. Kujdes pana nuk duhet të vlojë.
  4. E heqim nga zjarri, shtrydhim fletët e xhelatinës nga uji dhe i shtojmë tek masa e panës dhe qumështit. Do trazojmë derisa xhelatina të tretet plotësisht.Strawberry Panna Cotta Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Shtojmë edhe pjesën tjetër të panës, si dhe masën e luleshtydheve të përftuar pas kalimit në sitë.
  6. Do i përziejmë mirë dhe e ndajmë masën në kupa silikoni apo në gota për pana cotta.
  7. Nëse është ende e ngrohtë e lëmë sa të ftohet për 15-20 mnuta dhe e vendosim në frigorifer që të mpikset si duhet për disa orë.Strawberry Panna Cotta Recipe-Family Cooking Recipes
  8. Ndërkohë do përgatisim edhe salcën e luleshtydhes që ta kemi gati për servirje.

Salca e Luleshtydhes

  1. Kështtu, luleshtydhet e lara, pastruara dhe prera në copa i frulojmë. Luleshtrydhet e fruluara i kalojmë në sitë dhe masën e përftuar do e vendosim në një tenxhere të vogël bashkë me sheqerin, një lugë uji dhe pak vanilje.Strawberry Panna Cotta Recipe-Family Cooking Recipes
  2. Do e lëmë të marrë valë duke i hequr shkumën që mund të krijohet. E lëmë të ziejë në temperaturë mesatare për 3-4 minuta dhe salca është gati.
  3. Kur jemi gati për ta servitur pana cottën, e vendosim në një pjatë dhe sipër i shtojmë salcën me luleshtrydhe, për më tepër shije dhe ngjyra. Mund të shtoni edhe gjethe mente apo luleshtydhe të freskëta gjatë servirjes.

Ju Bëftë Mirë!Strawberry Panna Cotta Recipe-Family Cooking Recipes

Shënim: Nëse ju pëlqen Pana Cotta me xhelatinoze, atëherë do përdorni më tepër xhelatinë, ose nuk do e shtoni luleshtydhen në brendësi, por vetem në formë salce apo xheli.

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.

Leave a Comment