Strawberry Bavarian Recipe-Bavareze Me Luleshtrydhe

Bavareze Me Luleshtrydhe është një ëmbëlsirë me lugë shumë e shijshme, që përgatitet në pak minuta dhe nuk ka nevojë për pjekje. Ashtu si pudingu, Pana Cotta, kjo është një lloj kremi me bazë qumështi vezë, sheqer, dhe xhelatinë ëmbëlsirash, e cila në  këtë recetë shijohet me luleshtydhe të freskëta. Receta përgatitet shumë shpejt dhe qëndron në frigorifer disa orë përpara se ta servirim.

Mund ta përgatisni për fundjavë apo përditshmëri dhe nëse doni më tepër racione mjafton të dyfishoni apo trefishoni dozat e përbërësve më poshtë. Gjithahstu këtë krem mund ta përdoni edhe si krem për mbushje në torta apo ëmbëlsira të ndryshme.

Ju mund të hidhni një sy edhe te Cheesecake Me limon nëse dëshironi të provoni një ëmbëlsirë tjetër delikate pa pjekje.

Përbërësit për 3-4 PersonaStrawberry Bavarian Recipe-Family Cooking Recipes

  • 1 e verdhë veze
  • 30 g sheqer
  • 105 ml qumësht
  • 125 ml pana ëmbëlsirash e freskët
  • 4 g xhelatinë në fletë
  • 150 g luleshtrydhe
  • 10 g sheqer pluhur

Për dekor

  • 150 -200 g luleshtrydhe
  • 1 lugë lëng limoni
  • 1-2 lugë sheqer

Përgatitja

  1. Në një tas do të rrahim të verdhën e vezës me sheqerin me rrahës elektrik në shpejtësinë maksimale sa të krijohet një krem.
  2. Do të vendosim xhelatinën në ujë të zbutet.
  3. Do ta hedhim këtë masë në një tenxhere të vogël dhe do të shtojmë qumështin ngadalë duke përzier mirë në zjarr të ngadaltë. Do të vazhdojmë përzierjen derisa sa kjo masë të trashet dhe bëhet krem.
  4. Do të shtojmë xhelatinën e zbutur pasi e kemi shtrydhur mirë nga uji, dhe e trazojmë mirë sa të tretet në kremin e nxehtë. E lëmë mënjanë kremin të ftohet pak.
  5. Ndërkohë rrahim panën më rrahëse elektrike sa të bëhet e qëndrueshme.
  6. Do e shtojmë panën në kremin e krijuar më parë. Përziejmë mirë.Strawberry Bavarian Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Ndërkohë edhe lulështydhet do i frulojmë më sheqerin pluhur dhe do i shtojmë te kremi.
  8. I përziejmë mirë dhe masën e krijuar do e ndajmë në forma të cilat është mirë që ti lagim me ujë më parë, që kremi të mund të dali kollaj nga forma ku e vedosim përpara servirjes. Mund të përdorni forma të veçanta, ose edhe një formë të vetme dhe më pas e presim në copa përpara se ta servirim.Strawberry Bavarian Recipe-Family Cooking Recipes
  9. Unë zgjodha ta hedh në gota të vogla dhe do e servir në to. I vendosim në friforifer të mpiksen për të paktën tre orë.

Dekori

  1. Ndërkohë për dekor do të pastrojmë luleshtydhet nga bishtat, i lajmë, thajmë dhe presim në copa të vogla.
  2. Do të shtojmë lëngun e limonit dhe sheqerin dhe do i vendosim të pushojnë edhe këto mbuluar me kapak ose celofon në frigorifer.
  3. Kur të servirim Bavarezen do e hedhim këtë masë të luleshtydheve sipër në gotë, osë nëse do e servirni në pjatë sipër kremit bavareze. Nëse dëshironi përzierjen e mësipërme të luleshtydheve mund të zgjidhni ta gatuani për pak minuta duke e bërë një salcë luleshtrydhesh, në formë reçeli të shpejtë. Dhe ta servirni me bavarezen në këtë formë.

Ju bëftë mirë!Strawberry Bavarian Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që provoni recetat tona dhe ndani me ne opinionin tuaj. Jeni të mirëpritur të lini komentet apo pyetjet tuaja rreth recetës. Ne vlerësojmë opinionin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment