Stewed Cuttlefish-Sepie Në Salcë

Sepie Në Salcë është një antipastë shumë e shijshme e ngrohtë. Kjo është një recetë e kuzhinës italiane, e cila sipas krahinave mund të ketë ndryshime shumë të vogla, të cilat dallojnë në përdorimin e erëzave, apo në shtimin e përbërësve por kryesisht gatuhet në të njëjtën mënyrë.

Kjo është një nga variantet klasike të gatimit të Sepies në salcë, por këtë recetë mund edhe ta pasurojmë me bizele, apo patate siç veprojmë në rastin e Oktapodit në salcë me patate.

Receta është e thjeshtë dhe gatuhet shpejt.

Përbërësit

  • 2-3 sepie të mëdha
  • 1 qepë
  • thelp hudhër
  • 1 spec djegës (fakultativë)
  • 400-600 g tul domate
  • kripë, piper, vaj ulliri
  • ½ gotë verë e bardhë
  • Majdanoz të freskët

Përgatitja

  1. Si fillim pastrojmë sepiet, i lajmë në ujë të rrjedhshëm, i kullojmë nga uji dhe i presim në rripa.
  2. Do të presim qepën imët.
  3. Në një tigan që nuk ngjit shtojmë vaj ulliri dhe qepën e prerë imët. Do e lëmë të marri nxehtësi dhe të kaurdiset për pak minuta.
  4. Ndërkohë do të presim edhe thelpin e hudhrës dhe specin djegës imët dhe e shtojmë tek qepa. Nëse nuk e doni specin dhe shijen e hudhrës mos i shtoni. Stewed Cuttlefish-Family Cooking Recipes
  5. Do ta kaurdisim qepën me kapak mbuluar sa të fillojë të zbutet, duke u kujdesur në temperaturë mesatare të mos na digjet. Më pas shtojmë edhe tulin e domates, pak kripë, piper, dhe e lëmë domaten të gatuhet bashkë me qepën.Stewed Cuttlefish-Family Cooking Recipes
  6. Ndërkohë në një tigan tjetër, shtojmë pak vaj ulliri, një thelp hudhër në këmishë, dhe sepjet e prera. Do i kaurdisim sepiet sa të marrin një skuqje të lehtë dhe i shuajmë me verën e bardhë. Do e lëmë sa të avullojë pjesa alkolike.
  7. Kur të shohim që qepa dhe domatja kanë filluar të gatuhen dhe duan edhe pak minuta drejt përfundimit, do të shtojmë aty edhe sepiet, dhe i gatuajmë me kapak mbuluar edhe për 10-15 minuta në temperaturë të ulët. Qepa nuk duhet të na kërcasë në gojë në përfundim dhe domatja është gatuar si duhet kur yndyra fillon të veçohet anëve të tiganit.
  8. E shijojmë sepien në salcë me kripë, piper, majdanoz të freskët.Stewed Cuttlefish-Family Cooking Recipes
  9. Këtë pjatë e shërbejmë të ngrohtë shoqëruar me bukë të thekur. Gjithashtu është një salcë shumë e shijshme për makarona.

Ju Bëftë Mirë!Stewed Cuttlefish-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

 

Leave a Comment