Spaghetti Mussels Tomato Sauce-Spaghetti Me Midhje Të Zeza Dhe Domate

Spaghetti Me Midhje Të Zeza Dhe Domate është një recetë shumë e shijshme verore. Mund ta shijoni në fundjavë apo në perditshmëri për një shije deti qv do ju pëlqejë shumë.

Midhjet e zeza janë shumë të shijshme dhe gatuhen shumë lehtë. Ato janë një frut deti që rritet e kultivohet në detet tona. Blijini ato të freskëta dhe gatuajini për të afërmit dhe miqtë tuaj. Do të mbeten të surprizuar.

Si i pastrojmë midhjet e zeza

Për ti gatuar midhjet, si fillim merremi me pastrimin e tyre. Midhjet e zeza, pastrohen lehtë. Ato për tu rritur dhe ushqyer varen në një leshterik, i cili del nga midhja në formën e një xhufke të vogël.

Kjo duhet hequr duke e tërhequr me rrëshqitje për nga pjesa më e gjerë e guaskës. Do të shkëputet me lehtësi.

Pastaj do ti pastrojmë me një tel enësh duke i hequr të gjitha papastërtitë që kanë në guaskë.

Midhjet e thyera ose të hapura nuk i përdorim sepse janë të prishura. Kjo është pjesa që kërkon pak kohë në recetat e gatimit me midhjet e zeza.

Pasi ti kemi gati midhjet e pastruara, ju mund ti gatuani ato në receta makaronash, rizoto, sote etj.

Ju mund të provoni edhe Makarona me Midhje dhe Karkaleca.

Përbërësit

  • 500 g makarona spaghetti
  • 500 g midhje të zeza
  • 4 domate të pjekura mirë
  • Borzilok e majdanoz i freskët
  • Hudhër
  • Spec djegës
  • Vaj uliri
  • Kripë e piper të zi

Përgatitja

  1. Në një tigan do të hedhim pak vaj ulliri, 1 thelp hudhër dhe specin djegës. I lëmë sa të lëshojnë aromat dhe shtojmë midhjet e pastruara.
  2. I mbulojmë me kapak dhe i lëmë të hapen për 3-4 minuta. Nuk shtojmë kripë sepse ato kanë vet. Ndonjëherë mund të kenë më shumë seç duhet. Midhjet e pa hapura pas këtij proçesi nuk përdoren sepse nuk jane të freskëta.
  3. Në një tigan tjetër do të përgatitim salcën e domates duke shtuar hudhër, vaj ulliri dhe domatet e pastruara dhe të prera në kubik të vegjël.
  4. Do ti gatuajmë për 10 minuta sa të na krijohet salca. Mund të përdorni edhe salcë të gatshme në shishe për shpejtësi. Por meqë është stina e domateve i përdorim ato të freskëta.Spaghetti Mussels Tomato Sauce-Family Cooking Recipes
  5. Do të shtojmë në tiganin e salcës midhjet. Mund ti heqim një pjesë të guackave ose edhe të gjitha. Mua personalisht më pëlqen ti kem ato në pjatë, sepse ngjan më bukur.
  6. Do të shtojmë dhe lëngun e midhjeve te salca. E kullojmë për ndonjë papastërti.
  7. Shtojmë edhe erëza të freskëta e piper të zi. Për kripë e provojmë dhe e rregullojmë.
  8. Ndërkohë ziejmë spagetit në ujë të vluar me kripë dhe i kullojmë al dente.
  9. I shtojmë te salca dhe i përziejmë për një minutë të gjitha sa të marrin shije. Shtojmë dhe pak nga uji i pastave që ta lëmë salcën të lëngshme.
  10. I servirim menjëherë të ngrohta dhe me një fije vaj ulliri e borzilok të freskët.

Ju bëftë mirë!Spaghetti Mussels Tomato Sauce-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment