Slow Roast Lamb With Potatoes-Mish Qingji Me Patate Në Furrë

Mish Qingji Me Patate Në Furrë është një pjatë e dytë klasike e kuzhinës shqiptare që gjerësisht gatuhet në çdo familje.

Pra mbetet një gatim jo vetëm i shijshëm por edhe i kollajtë që mund të gatuajmë dhe kënaqim miq e të ftuar, si dhe për ditë festash e gëzimesh familjare. Është një gatim që e përgatit shpejt e shpejt dhe gjithë gatimi kryhet në furrë. Pra, punën më të madhe në këtë recetë e bën furra.

Ndërkohë, ju përgatisni disa sallatra dhe kaloni kohën me miqtë tuaj. Është një pjatë e kompletuar që pëlqehet nga të gjithë ata që e pëlqejnë të konsumojnë mishin, përfshirë dhe qengjin.

Për këtë gatim do të zgjedhim pjesën e brinjëve me gjithë shpatull. Mund të përdorni edhe pjesën e kofshës por mua personalisht më pëlqejnë brinjët.

Përbërësit

  • 2 kg mish qengji
  • 1.5 kg patate
  • 1 limon
  • Kripë
  • 100 ml vaj ulliri
  • Rigon i thatë
  • Piper

Përgatitja

  1. E presim mishin, e pastrojmë me ujë të rrjedhshëm dhe e lëme të kullojë.
  2. E thajmë me letër kuzhine dhe e marinojmë me kripë, piper të zi, vaj ulliri dhe lëng limoni.
  3. Do të pastrojmë dhe patatet, i presim në feta të mëdha dhe i marinojmë njësoj si mishin.Slow Roast Lamb With Potatoes-Family Cooking Recipes
  4. I vendosim në një tavë furre dhe e mbulojmë atë mirë me letër alumini.
  5. E fusim në furrë të nxehur më parë 200 gradë. Mishi duhet të rrijë të piqet për rreth 2 orë.
  6. Nga fundi e heqim letrën dhe e lëmë të marri pak ngjyrë për 15 minutat e fundit.
  7. E servirim qengjin e pjekur me patate të ngrohtë dhe e shoqërojmë me verë të kuqe cilësore dhe sallatat që ju pëlqejnë.

Ju Bëftë Mirë!Slow Roast Lamb With Potatoes-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment