Simple Creamy Chicken Salad-Sallatë Me Pulë Dhe Selino

Sallatë Me Pulë Dhe Selino është një recetë e shijshme, të cilën mund ta servirim si shoqëruese, pjatë të parë, antipastë në një drekë familjare, apo edhe bankete dhe festa. Fëmijët tuaj do e pëlqejnë shumë dhe mund të përgatisim me të sanduice, piadina të mbushura etj. Super e shijshme.

Kjo është një recetë e thjeshtë që mund ta përgatisni edhe kur nuk keni shumë gjëra në frigorifer.
Për këtë duhet që gjoksi i pulës të jetë i gatuar, mundësisht i zierë. Mund të përdorni pjesën e gjoksit të pulës edhe kur ju ka tepruar i pjekur.

Selinoja i jep një shumë shije dhe majoneza e bën kremoze këtë sallatë.

Ju mund të provoni edhe Sallatë Ҫezar.

PërbërësitSimple Creamy Chicken Salad-Family Cooking Recipes

  • 1 gjoks pule
  • 3 kërcej selino
  • 200 g majonezë
  • Piper i zi
  • Kripë

Përgatitja

  1. Do të ziejmë fileton me ujë dhe kripë për 30 minuta.
  2. Do ta lëmë të ftohet dhe e presim në copa të vogla. Selinoja duhet të jetë e freskët.
  3. Mundohemi ti heqim sa më shumë fije të pjesës së jashtme të kërcellit që të bezdisim dhe e presim në copa.
  4. I hedhim të gjitha në një tas dhe shtojmë majonezën. I përziejmë mirë dhe i shtojmë pak piper të zi të bluar në moment.
  5. E servirim sallatën bukur sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!Simple Creamy Chicken Salad-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment