Shrimp Spinach Risotto Recipe-Rizoto Me Spinaq Dhe Karkaleca

Rizoto Me Spinaq Dhe Karkaleca  është një pjatë e parë që duhet ta provoni qoftë edhe për festa në familje. Ashtu si karkaleci apo salmoni kombinojnë më së miri në receta të ndryshme me Kungulleshka, Kungull dimëror, brokoli, etj, po kaq mirë bashkohet karkaleci dhe spinaqin në këtë recetë.

Këtë rizoto mund ta gatuani për drekë apo darkë, i shpejtë dhe shumë i shijshëm për të kënaqur familjarët dhe miqtë tuaj.

Ju mund të provoni edhe Njoki Me Karkaleca Dhe Domate.

Përbërësit

  • 350 g oriz
  • 200 g karkaleca deti të llojit që ju pëlqen
  • 200 g spinaq
  • 1 qepë e vogël
  • Vaj ulliri
  • Kripë e piper
  • 2 l lëng( qepë, karrotë, spinaq, koka karkaleci, kripë dhe ujë)
  • Pak gjalp dhe djath parmixhan

Përgatitja

  1. Si fillim, do të pastrojmë karkalecat nga koraca dhe nga fija intestinale që kanë në shpinë.
  2. Vijojmë duke larë e pastrojmë spinaqin.
  3. Përgatisim brodon. Do të vendosim të ziejnë në një tenxhere me ujë disa koka karkaleci, së bashku me gjethe spinaqi, qepë, karrotë dhe pak kripë për 20 minuta.
  4. Nisim rizoton duke grirë qepën imët dhe duke e kavërdisur për disa minuta me vaj ulliri. Do të përdorim një tenxhere ose tigan të thellë. Duke qenë se kemi përdorur karkalec të madh, disa karkaleca i presim në copa të vogla, të tjetët i ruajmë të plotë që ti përdorim për dekorimin e pjatës.
  5. Pra, tek qepa do të shtojmë edhe karkalecat dhe e përziejmë sa të marrin një skuqje të lehtë. Hedhim kripë e piper të zi të bluar në moment.
  6. Presim hollë pjesën me të madhe të spinaqit dhe ruajmë një dorë gjethe për ti fruluar në fund. Kjo do ti hapi rizotos ngjyrën e bukur të gjelbër.Shrimp Spinach Risotto Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Pasi të shohim që spinaqi ka humbur volum, shtojmë orizin dhe e përziejmë.
  8. Pas disa minutash kur kokrrat e orizit të kenë marrë nxehtësinë e duhur do te nisim të shtojmë lëng të nxehtë dhe e përziejmë mirë. Kështu do të vazhdojmë duke shtuar lëng gradualisht derisa gatimi i orizit të jetë drejt përfundimit.Shrimp Spinach Risotto Recipe-Family Cooking Recipes
  9. Ndërkohë kemi fruluar spinaqin e lënë mënjanë.
  10. Në dy minutat e fundit do të shtojmë spinaqin e fruluar dhe sapo të jetë gati, pak gjalp dhe një lugë djath parmixhan të grirë.
  11. E heqim nga zjarri dhe e përziejmë. Shtojmë majdanoz të freskët dhe e shërbejmë menjëherë.

Ju Bëftë Mirë!Shrimp Spinach Risotto Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment