Savory Spinach Rye Cake-Tortë e Kripur Me Spinaq Dhe Thekër

Tortë e Kripur Me Spinaq Dhe Thekër është një recetë shumë e shëndetshme dhe e shijshme. Kjo recetë e gatuar kryesisht me miell thekre dhe tërshëre ka nje shije të veçantë dhe është një shoqëruese shumë e mirë e vakteve tuaja.
Gjithashtu këtë tortë mund ta konsumoni në punë, për piknik, mëngjeset tuaja apo për tu marrë më vete në shkollë nga fëmijët.
Më përbërës që na ndodhen në shtëpi, kjo recetë është shumë e shëndetshme dhe e lehtë për tu përgatitur.

Ju mund të provoni edhe Pispili me Spinaq, apo Tortë e kripur me Kungulleshka.

PërbërësitSavory Spinach Rye Cake- Family Cooking Recipes

  • 200 g spinaq i larë dhe blashëruar
  • 2 vezë
  • 100 ml qumësht
  • 100 ml vaj
  • 125 ml kos i bardhë
  • 100 g djath i bardhë
  • 100 g gjizë
  • 50 g semolina
  • 100 g miell thekre
  • 100 g miell tërshëre
  • 1 lugë çaji kripë
  • 100 g miell 00
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 1/2 lugë çaji sodë buke
  • Majdanoz, kopër, piper
  • 1-2 qepë të njoma

Përgatitja

  1. Ndezim furrën të nxehet në 180 gradë dhe përgatisim një tavë pjekje me diametër 26 cm duke e lyer me vaj ose gjalp dhe pudrosur me miell.
  2. Në një tas do të përziejmë të gjithë përbërësit e gjatë. Kështu shtojmë të gjithë llojet e miellit, kripë, sodë, pluhur pjekës dhe përziejmë mirë.
  3. Në një tjetër tas do të rrahim vezët mirë, shtojmë kosin dhe vajin dhe përziejmë sërish, shtojmë gjizën dhe djathin e thërrmuar me duar.
  4. Ndërkohë, spinaqin e kemi larë, blashëruar dhe grirë imët. Mund ta lini edhe pa gatuar por duhet ta prisni imët. Presim edhe qepët dhe erëzat imët.
  5. Shtojmë spinaqin, qepët dhe erëzat tek masa e lëngët dhe përziejmë.
  6. Këtë masë do e përziejmë më përbërësit e thatë, duke shtuar në fund edhe qumështin gradualisht që masa të lidhet mirë.
  7. Këtë masë e hedhim në formën e përgatitur për pjekje dhe e pjekim në furrën e parangrohur për 45-50 minuta. Bëjmë provën me kunj dhëmbësh, e cila duhet të dali e thatë.
  8. Pasi torta piqet, e nxjerrim nga furra, e lëmë të ftohet pak minuta që ta nxjerrim edhe më lehtësisht nga tava.
  9. E kalojmë një një pjatë servirje apo suprinë druri, e presim në copa dhe e shërbejmë të ngrohtë apo temperaturë ambienti.

Ju Bëftë Mirë!Savory Spinach Rye Cake- Family Cooking Recipes

 

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment