Role Me Patate është një antipastë shumë e shijshme për festa në familje, e cila fare mirë mund të serviret edhe gjatë festave të fundvitit.
Receta përgatitet lehtë dhe me përbërës që ju ndodhen në kuzhinë apo i gjeni fare lehtë në çdo supermarket.
Ashtu edhe si roleja festive që kemi ndarë më parë me ju me Patate dhe Spinaq, ju siguroj se edhe kjo recetë është super e shijshme.
Përbërësit
- 4 patate të mësha ose 1 kg
- 2 vezë
- 2 lugë djath parmixhan i grirë
- Kripë e piper
- 1 lugë miell
- Feta pançete
Për mbushjen
- Spinaq i gatuar
- Djath pice në feta
Përgatitja
- Do të lajmë mirë patatet dhe i vendosim pa qëruar në një tenxhere me ujë të ftohtë. I vendosim të ziejnë për 30 minuta.
- Sapo janë gati, i pastrojmë nga lëkurat dhe i shtypim patatet të ngrohta, sepse shtypen me kollaj.
- Do të shtojmë vezët, djathin e grirë, kripë e piper dhe përgatisim masën e brumit për rolenë.
- Fillojmë me montimin e rolesë. Kështu, mbi një letër furre do të vendosim fetat e pancetes në mënyrë që kur ta rrotullojmë të jetë mbuluar pjesa e sipërme e rolesë.
- Vendosim sipër tyre brumin e patates dhe e hapim sipër letrës në një shtesë rreth 1 cm të trashë.
- I vendosim sipër djathin dhe spinaqin (spinaqin e larë dhe të prerë imët e kalojmë në tigan me pak vaj dhe kripë dhe e gatuajmë për disa minuta.
- E lëmë të ftohet dhe e mbështjellim role me ndihmën e letrës.
- Letrën e mbështjellim anëve dhe ashtu të mbështjellë e fusim në 1 tavë të hapur.
- E pjekim në furrë të nxehur më parë në 200 gradë për 25 minuta.
- Në 5 minutat e fundit e heqim letrën në mënyrë që të bëhet me krokante.
- Pasi piqet, e heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet derisa të vaket. E presim në feta dhe e shërbejmë të ngrohtë.
Ju bëftë mirë!
Në Përmbyllje
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”