Savory Dinner Crepes-Krepa  Jeshil Të Mbushur

Krepa  Jeshil (me spinaq) Të Mbushur është një pjatë unike për darkë. Kjo recetë e kripur do ju shijojë pa masë. Me një kombinim të pulës me perimet për mbushjes dhe salcës Beshamel dhe djathit mozarella për pjekjen në furrë, këto krepa do të jenë pjesë e menusë suaj përherë.

Ju mund të provoni edhe Krepat e Mbushur Me Kërpudha dhe Proshutë.

Përbërësit

Për krepat

  • 350 ml qumësht
  • 3 vezë
  • 150 g miell
  • 70 g spinaq i zierë
  • Kripë

Për mbushjen

  • 1 gjoks pule
  • 1 spec
  • 1 kungull
  • 1 karrotë
  • 3-4 kërpudha champinjon
  • Kripë e piper, vaj ulliri, majdanoz

Për pjekjen në furrë

  • Beshamel
  • Djath mocarrela i grirë

Beshameli

  • 300 ml qumësht
  • 30 g miell
  • 30 g gjalp
  • pak kripë

Përgatitja

Brumi i krepave

  1. Do të përgatisim krepat duke përzierë vezët, qumështin dhe  miellin. Në fund do të shtojmë spinaqin e zierë të kaluar në frulator me pak qumësht sa të bëhet kremoz.
  2. Do ta përziejmë mirë dhe e lëmë brumin në frigorifer për 30 min.

Përgatitja e mbushjes

  1. Do të përgatisim mbushjen duke nisur me pulën të cilën e presim në copa dhe e kavërdisim në tigan me vaj ulliri.
  2. Ndërkohë do të presim perimet e pastruara dhe do i shtojmë perimet në të njëjtin tigan, pasi pula të jetë gatuar për 5 minuta.
  3. Perimet i presim hollë sipas dëshirës kubikë ose julienne dhe i gatuajme derisa të zbuten, por të jenë pak krokante.
  4. E rregullojmë mbushjen me kripë, piper të zi dhe majdanoz të freskët.
  5. Do të përgatisim dhe beshamelin, si kemi shpjeguar në recetën e salcës beshamel, e hedhim në një enë, e mbulojmë me qese celofoni dhe e lëmë mënjanë.

Përgatitja e Krepave

  1. Nxjerrim brumin e krepave nga frigoriferi dhe e përziejmë mirë. Savory Dinner Crepes-Family Cooking RecipesI gatuajmë krepat një nga një, në një tigan krepash ose në një tigan të sheshtë që nuk ngjit dhe të lyer me pak gjalp.Savory Dinner Crepes-Family Cooking Recipes
  2. Pasi ti kemi gati dhe të kemi përfunduar të gjithë sasinë e brumit të krepave do të kalojmë në fazën e mbushjes së tyre.Savory Dinner Crepes-Family Cooking Recipes
  3. Fillojmë ti mbushim krepat me radhë duke hedhur mbushjen me pulë e perime, një lugë beshamel dhe djathin e grirë në mes të secilit krep.
  4. I mbyllim  duke palosur anët dhe i rrotullojmë në pjesën e mbetur të petës.Savory Dinner Crepes-Family Cooking Recipes
  5. I vendosim krepat e mbushur në një tavë të lyer me pak gjalp dhe sipër i hedhim beshamel dhe djath të grirë. Savory Dinner Crepes-Family Cooking Recipes
  6. E fusim tavën në furrë të nxehur më parë në 200 gradë për 20 minuta.Savory Dinner Crepes-Family Cooking Recipes
  7. I servirim krepat të ngrohta.

Ju bëftë mirë!Savory Dinner Crepes-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment