Sausage Lentils Recipe-Thjerëza Me Salçiçe Të Freskët

Gatimi i Thjerëzave Me Salçiçe është traditë e kuzhinës Italiane, një recetë dimërore e cila serviret dhe gatuhet si në përditshmëri ashtu edhe në festa të veçanta siç e kërkon tradita në disa prej rajoneve të Italisë për natën e ndërrimit të viteve. Thjerëzat Me Salçiçe gatuhen në tavë, ose në tenxhere. Unë e kam sjellë këtë gatim sot sipas mënyrës sime të gatuar në tenxhere me presion për një gatim të lëngëshëm por jo sa suprat.

Për gatimin e kësaj recete kam përdorur thjerëza kafe, por ju mund të përdorni cilin varietet të thjerëzave që ju pëlqen më tepër. Gjithashtu përdorim salçiçe të freskët derri ose viçi sipas dëshirës. Për një gatim të shëndetshëm kam shtuar karrotë dhe selino si dhe kam përdorur në sasi të moderuar pure domatesh dhe kam shtuar spec të kuq pluhur për ti dhënë ngjyrë dhe aromë gatimit. Gatimi është shijuar me qepë, hudhër, dafinë, karafil, kripë dhe piper.

Rreth Thjerëzave

Thjerëzat janë një nga legumet më të shëndetshme që duhet të konsumojmë gjerësisht në dietën tonë ushqimore duke filluar që nga fëmijët e vegjël e në çdo moshë. Thjerëzat që ne konsumojmë janë një varietet i kultivuar me prejardhje nga thjerëzat e egra. Thjerëzat gatuhen në disa mënyra, të ziera, skuqura, apo pjekura, për të përgatitur receta shumë të shijshme me to. Kështu thjerëzat i gatuajmë në supa, sallata, qofte, tava, gjellë, etj. Përdorimi i saj është më i përhapur në Azi dhe në rajonin e Mesdheut.
Përsa i përket vlerave ushqyese, në 100 gram thjerëza të pagatuara ne sigurojmë 353 kilokalori. Thjerëza është e dyta në familjen e legumeve për nivelin e lartë të proteinave që ne marrim prej saj dhe gjithashtu ato përmbajnë karotenoide, luteinë, zeaksantinë dhe acide yndyrore poli-të pangopura.
Në përbërje të tyre thjerëzat e pagatuara janë 63% karbohidrate, 25% proteina, 11% fibra ushqimore, 8% ujë dhe vetëm 1% yndyrna. Thjerëzat e gatuara na sigurojnë në mbi 20% apo 10% të nevojave tona ditore të një sërë vitaminash dhe mineralesh.

Konkretisht ne marrim nga thjerëzat e ziera në raport me nevojat tona ditore Folate 45%, Hekur 25%, Fosfor 26%, Manganez 24%, Tiaminë 15%, Vitamin B6 14%, Acid Pantotetik 13%, Bakërr 13%, Zink 13% dhe Magnez 10%.

Ju mund të hidhni një sy edhe tek recetta të ngjashme me Legume:

Përbërësit për 4 Persona

  • 200 gram thjerëza
  • 4 Salçiçe të freskëta viçi ose derri
  • 1 qepë
  • 1-2 thelpinj hudhër
  • 1 karrotë
  • 1 degë selino
  • 2-3 lugë pure domate
  • 1 lugë çaji plot spec i kuq pluhur
  • 2 gjethe dafine
  • 3-4 karafil
  • Kripë
  • Piper i zi
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • ½ gotë verë e bardhë
  • Spec djegës (fakultativ)

Përgatitja

  1. Do të pastrojmë thjerëzat nga ndonjë papastërti, do i lajmë mirë dhe do i vendosim në ujë, për 1-2 orë. Unë preferoj që edhe ti ziej për disa minuta dhe tua derdh ujin e zierjes së parë.
  2. Salçiçet e freskëta do i shpojmë më majën e një thike, osë një kunjë dhëmbësh në disa vende dhe do i vendosim në një enë me ujë të ftohtë.Sausage Lentils Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Në një tenxhere apo tigan të thellë, do të shtojmë vajin e ullirit, dhe qepën, karrotën dhe selinonë të prerë në kubik të vegjël, thelpinjtë e hudhrës, dafinën, karafil dhe i kaurdisim për disa minuta derisa të zbuten më kapak mbuluar në temperaturë mesatare.Sausage Lentils Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Ndërkohë, do të lajmë mirë salçiçet dhe do i gatuajmë me pak ujë në një tigan me kapak në mënyrë që të heqim një pjesë të yndyrnave të tepërta.Sausage Lentils Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Ndërkohë që qepa dhe perimet janë zbutur do të shtojmë edhe salçiçet e kaluara më parë në tigan, dhe do i kaurdisim së bashku edhe për disa minuta derisa salçiçet të ndryshojnë komplet ngjyrë.
  6. Shtojmë edhe pak kripë, piper të zi.Sausage Lentils Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Do ta shuajmë kaurdisjen me verë të bardhë duke rritur temperaturën që të avullojë pjesa alkolike e verës. Në pak minuta alkoli avullon dhe do të shtojmë thjerëzat e kulluara nga uji.Sausage Lentils Recipe-Family Cooking Recipes
  8. I kaurdisim së bashku dhe shtojmë dhe purenë e domates dhe specin e kuq, duke i lënë që të gatuhen së bashku edhe për dy minuta sa të marrin një ngjyrë të bukur. Do të shtojmë sërish kripë dhe piper të bluar në moment.Sausage Lentils Recipe-Family Cooking RecipesSausage Lentils Recipe-Family Cooking Recipes
  9. E mbulojmë masën me ujë, 800-1000 ml dhe e lëmë të ziejë për 30-40 minuta derisa thjerëzat të ziejnë mirë dhe të mbeten me pak lëng për tu servirur me lugë.Sausage Lentils Recipe-Family Cooking Recipes
  10. I shërbejmë të ngrohta me salçiçen e prerë në copa të vogla.Sausage Lentils Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Në Përmbyllje

Faleminderit që na ndiqni dhe shijoni recetat tona duke vizituar faqen tonë rregullisht si dhe duke na mbështetur në rrjetet sociale apo në këtë faqe me komentet apo pyetjet tuaja. Ne vlerësojmë opinionin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment