Easy Chickpea Soup Recipe- Supë Me Qiqra

Në vijim të recetave tona me produkte vjeshte dhe dimri, sot do të ndajmë për ju Supën Më Qiqra, një recetë shumë e lehtë dhe plot me vlera ushqyese. Kjo recetë është me gatim të ngadaltë, për tu shijuar në një ditë të ftohtë vjeshtë apo dimri, dukë marrë të gjitha kaloritë e duhura që na nevojiten për ditën. Mund ti konsumojmë në drekë në familje apo ti përgatisim për të nesërmen në punë, mjafton ti ngrohim pak dhe janë shumë të shijshme.

Përbërësit për 4 Persona

  • 250-300 g qiqra të thata
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 1 degë selino
  • Kripë, piper, vaj ulliri
  • 1-2 lugë salcë domatesh
  • 1.5 litra lëng pule të nxehtë
  • Rozëmarinë, dafinë, manxhoranë

Përgatitja

  1. Do të vendosim qiqrat në ujë një natë më parë, i shpëlajmë mirë, dhe i japim një valë duke ja derdhur ujin e parë.
  2. Në një tenxhere, do të hedhim vaj ulliri, qepën, karrotën dhe selinonë të grirë të gjitha imët dhe do i kaurdisim sa të zbuten.Easy Chickpea Soup Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Do të shtojmë edhe qiqrat të cilat i kemi zierë dhe derdhur ujin e parë, do i kaurdisim pak së bashku, dhe do shtojmë edhe salcën e domates, duke i lënë edhe për 2-3 minuta të tjera.Easy Chickpea Soup Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Erëzat do i lidhim me një spango kuzhine dhe do i vendosim në tenxhere të aromatizojnë supën gjatë zierjes.Easy Chickpea Soup Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Do të shtojmë lëngun e pulës të nxehtë, që të mos na ndërpritet zierja dhe do do i lëmë të gatuhen në temperaturë të ulët në mesatare, me gatim të ngadaltë, për 1-2 orë. Shikojini vetë, qiqrat e ruajnë formën e tyre, por kur janë zierë si duhet në gojë shkrihen plotësisht. Do të heqim erëzat nga supa, e rregullojmë me kripë, piper, vaj ulliri në përfundim dhe e shërbejmë supën të ngrohtë.

Ju bëftë mirë!Easy Chickpea Soup Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe mbështesni faqen tonë. Jeni të mirëpritur të komentoni, apo ndani recetën me miqtë tuaj.

Leave a Comment