Salmon Penne Pasta Recipe-Makarona Pene Me Salmon

Salmoni është një nga llojet e peshqve që gatuhet në shumë mënyra duke filluar nga sallatat, pjatat e para, apo kryesore, i gatuar në furrë, tigan, zgarë, etj. Salmoni mbetet një nga ushqimet më të nevojshme gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit për vlerat e larta ushqyese që mbart. Sot do ta sjellim në një recetë të shijshme të Makaronave Pene Me Salmon. Kjo është një recetë e shpejtë, ku kombinimi i salmonit me kungulleshkën dhe domatet qershi e bën akoma dhe më të shijshme këtë platë të parë, e cila mund të konsumohet në një vakt dreke apo darke.

Ju mund të hidhni një sy edhe Makarona Tagliatelle Me Salmon dhe Brokoli

Përbërësit për 4 persona

• 320 g makarona pene
• 300 g salmon i freskët
• 1 kungull
• 7-8 domate qershi
• 1 thelp hudhër
• Kripë, piper, vaj ulliri, majdanoz i freskët, gjethe borziloku

Përgatitja

  1. Vendosim një tenxhere me ujë të vjolë për zierjen e makaronave.
  2. E pastrojmë salmonin nga lëkura dhe halat që mund të ketë filetoja që kemi blerë dhe e presim në kubikë. Kungullin e presim në feta të holla ose në shtopinj të hollë (julienne) dhe domatet i ndajmë në mes ose çerek nëse janë varietet pak më i madh i domateve qershi.
  3. Në një tigan do të shtojmë vaj ulliri, hudhrën, gjethet e borzilokut dhe këmbët e majdanozit dhe i lëmë të ngrohet vaji e të aromatizohet. Nëse ju pëlqen pikantja mund të shtoni edhe një spec djegës.
  4. Shtojmë domatet e prera dhe gatuajmë për disa minuta në zjarr të lartë. Do të shtojmë kripë dhe piper kur gatuajmë domaten.Salmon Penne Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Ndërkohë uji i makaronave është gati, do i shtojmë kripë dhe do i hedhim makaronat për të zierë.
  6. Do të heqim këmbët e majdanozit dhe hudhrën dhe do të shtojmë kungulleshkën e prerë në tiganin e salcës dhe do vijojmë gatimin duke mos e gatuar më tepër sesa duhet. Kongulleshka duhet të ngelet krokante që të qëndrojë bukur në pjatë dhe mos të tretet fare në salcë.Salmon Penne Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Do të shtojmë salmonin dhe do e gatuajmë bashkë me salcën e krijuar për pak minuta, pasi salmoni gatuhet shpejt. Salmon Penne Pasta Recipe-Family Cooking RecipesE rregullojmë me kripë e piper, shtojmë majdanoz të grirë imët dhe e lëmë salcën të pushojë për pak minuta sa të përfundojë zierja e makaronave.Salmon Penne Pasta Recipe-Family Cooking Recipes
  8. Sapo makaronat ziejnë(një minutë më pak nga koha e rregullt), do i kullojmë dhe i shtojmë te salca, i lëmë të shijohen me salcën për rreth 1 minutë, i rregullojmë me kripë, piper, vaj ulliri dhe majdanoz të freskët të grirë imët.
  9. Do i shërbejmë mënjëherë.

Ju bëftë mirë!Salmon Penne Pasta Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që vizituat një tjetër recetë vjeshte nga blogu ynë. Jeni të mirëpritur të shprehni komentet tuaja në formën më poshtë.

Leave a Comment