Roasted Eggplant Tomato Salad-Sallatë Më Patëllxhanë

Sallatë Më Patëllxhanë është një recetë shumë e shijshme dhe plot vlera ushqyese, e cila shijon më së miri edhe në stinën e vjeshtës. Këtë sallatë mund ta përgatisim për një drekë apo darkë në familjë, dhe mund ta servirim edhe si një pjatë shoqëruese për pjata të dyta me bazë mishi, peshku, apo pule.
Receta është e thjeshtë, dhe përgatitet në pak hapa.
Kombinimi i përbërësve në këtë sallatë është shumë i shijshëm. Kërpudhat dhe kungulleshkat të prera hollë mund të zgjidhni ti shijoni edhe krudo (të pagatuara në këtë sallatë) për më shumë shije dhe vlera.

Unë po e sjell në versionin të pjekura lehtësisht në furrë, pasi dua që sallata të konsumohet edhe nga fëmijët në familje.
Ju mund të provoni edhe këtë recetë të Sallatë Me Patëllxhanë të pjekur.

Përbërësit

Për sallatën

  • 2 pattëllxhanë
  • 1-2 kungulleshka
  • 3-4 kërpudha champignon
  • 1-2 domate
  • 5-6 kokrra arra
  • Kripë, vaj ulliri

Për marinimin

  • Lëngu i një kokërr limoni
  • 1 thelp hudhër i shtypur
  • 2-3 lugë uthull e bardhë ose uthull molle
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • Rozmarinë, majdanoz dhe kopër

Përgatitja

  1. Si fillim do të lajmë mirë pattëllxhanët dhe kungulleshkat në ujë të rrjedhshëm. I thajmë nga uji dhe i presim në feta të holla.
  2. I marinojmë me vaj e kripë dhe i vendosim në një tavë të veshur me letër furre.
  3. Do i pjekim për 8-10 minuta në furrë të parangrohur në 210 gradë. Duhet që të ndihen pak krokante dhe mos të thahen plotësisht që perimet të ruajnë lëngun, ngjyrën, dhe shijen.
  4. Ndërkohë, do pastrojmë edhe kërpudhat më një pecetë të lagur, dhe i presim në feta.
  5. I marinojmë me kripë e vaj ulliri dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë për 5 minuta. Nuk duhet ti pjekim shumë, sa të marrin një faqe, pasi këto kërpudha mund të konsumohen dhe të pagatuara.
  6. Ndërkohë, do pastrojmë edhe domaten nga farat dhe lëngu dhe do i presim në feta të holla.
    Kur perimet i kemi gati do t’i montojmë të gjitha bukur në një pjatë duke shtuar sipër edhe thelpinjtë e arrave dhe erëzat të copëtuara me duar.
  7. Në një tas, do të përziejmë mirë të gjithë përbërësit e marinimit sa të na krijohet një salcë kremoze. Me ndihmën e një luge ja shtojmë perimeve sipër në mënyrë që të marinohen si duhet.
  8. Për një marinim sa më të mirë, rekomandohet që sallata të pushojë për disa minuta në këtë marinim përpara së ta servirim. Nëse do i përdorni kërpudhat dhe kungulleshkën të pagatuara, atëherë do e lini sallatën të pushojë pasi shtoni marinimin për të paktën gjysëm ore. Kjo bëhet në mënyrë që edhe perimet të marinohen si duhet.
  9. E servirim sallatën sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!Roasted Eggplant Tomato Salad-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment