Roasted Eggplant Tomato Pasta-Tagliatelle Me Patëllxhan

Tagliatelle Të Freskëta Me Ragu Patëllxhani është një recetë e kuzhinës italiane që nuk duhet të ngelet pa u provuar nga kushdo që pëlqen pastat dhe kërkon të eksplorojë receta të reja.

Sipas recetës origjinale, patëllxhanët skuqen më parë në mënyrë që të jenë krokant kur shtohen në salcën e gatuar të domates me borzilok të freskët.

Unë kam zgjedhur ta sjell për ju në një version më të lehtë, duke preferuar ti pjek patëllxhanët në furrë më mënyrën e pjekjes grill.

Kjo është një recetë shumë e shijshme vegane dhe vegjetariane. Për një shije ndryshe unë preferova ta gatuaj edhe me pancetta, por kjo është një zgjedhje personale. Pra, për një recetë vegjetariane, mjafton raguja me patëllxhanë.

Salca del shumë e shijshme, e cila kombinuar edhe me pasta të freskët është akoma më e shijshme, një pjatë që duhet ta provoni patjetër.

Pjata është e pasur në vlera ushqyese, plot shije, ngjyra dhe e lehtë për tu gatuar. Nëse ju pëlqejnë salcat vegjetariane për të shoqëruar makaronat tuaja, ju mund të provoni edhe Fusilli Me Perime, apo Pasta Me Domate Dhe Borzilok.

Përbërësit për 4-6 PersonaRoasted Eggplant Tomato Pasta-Family Cooking Recipes

  • 500 g tagliatelle Të Freskëta Me vezë
  • 2 patëllxhanë
  • 2-3 domate të mëdha (rreth 300 tul domate)
  • Hudhër, borzilok i freksët
  • Vaj ulliri, kripë, piper
  • 100 g pancetta në kubikë (fakultative)
  • Spec djegës (fakulttive)
  • Djath i grirë Parmigiano ose Grana për tu servirur

Përgatitja

Gatimi i Salcës

  1. Si fillim, do të lajmë patëllxhanët, do ti presim në kubikë të vegjël. I marinojmë me pak kripë dhe një fije vaj ulliri dhe do i vendosim në një tavë të veshur me letër furre.
  2. Do i pjekim patëllxhanët për rreth 10 minuta në mënyrën grill sa të shohim që bëhen krokante.
  3. Ndërkohë, do të pastrojmë domatet nga lëkura dhe pjesërisht nga fara. Do i grijmë më një renden apo grirëse dhe do i kalojmë në një kullesë për perime në mënyrë që të eleminojmë farat.Roasted Eggplant Tomato Pasta-Family Cooking Recipes
  4. Në një tigan, shtojmë vaj ulliri dhe gatuajmë tulin e domates me një thelp hudhër  dhe gjethe borziloku të freskët. Hudhra përdoret në këmishë (me gjithë lëkurë) e shtypur lehtë me dorë.
  5. Shtojmë dhe kripë e piper dhe e gatuajmë domaten për disa minuta në temperaturë mesatare.Roasted Eggplant Tomato Pasta-Family Cooking Recipes
  6. Vijojmë duke shtuar patëllxhanët e pjekur, shijojmë më kripë, piper, vaj ulliri dhe e gatuajmë për disa minuta. Duhet të na krijohet një salcë e lidhur, pra një ragu patëllxhanësh e përkryer për pastat tuaja.Roasted Eggplant Tomato Pasta-Family Cooking Recipes
  7. Salca është gati për të shijuar tagliatellet e freskëta, të cilat do i ziejmë në ujë më kripë për 2-3 minuta.

Salsa me Pancetta

Roasted Eggplant Tomato Pasta-Family Cooking Recipes

  1. Nëse preferoni që salcës ti shtoni edhe panceta, atëherë në një tigan që nuk ngjit, do shtojmë pancetën. Do e gatuajmë sa të bëhet krokantë në yndyrën e vet, pra pa shtuar vaj apo yndyrë tjetër. Panceta fillon e zbardhet kur gatuhet si duhet.Roasted Eggplant Tomato Pasta-Family Cooking Recipes
  2. E heqim pancetën nga tigani apo e mënjanojmë në skal të tiganit dhe në yndyrën e lëshuar shtojmë një fije vaj ulliri, spec djegës dhe hudhër.
  3. Sapo vaji aromatizohet, do të bashkojmë pancetën me sugon e patëllxhanit në këtë tigan. I lëmë të shijohen së bashku dhe për 1-2 minuta që të marri shijen e specit djegës. E shijojmë salcën me kripë, piper dhe vaj ulliri nëse ka nevojë.Roasted Eggplant Tomato Pasta-Family Cooking Recipes
  4. Kur tagliatellet janë gati i shtojmë tek salca për 30 sekonta dhe i shërbejmë menjëherë duke i shijuar me djath të grirë dhe borzilok të freskët.

Ju bëftë mirë!Roasted Eggplant Tomato Pasta-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment