Roasted Eggplant Salad Recipe-Sallatë Me Patëllxhanë Të Pjekur

Patëllxhani është një prej zarzavateve që nuk mungon në tavolinën tonë gjatë stinës së verës. Ai është i shijshëm, i lehtë dhe ne mund ta gatuajmë në receta për pjata të para apo sallatra, si dhe pjata kryesore apo të dyta.
Sot, do të ndaj me ju një sallatë të thjeshtë me patëllxhan të pjekur, të cilën mund ta consumoni në çdo vakt darke apo dreke gjatë verës.

PërbërësitRoasted Eggplant Salad Recipe -Family Cooking Recipes

  • 2-3 patëllxhanë mesatar
  • 4 -domate qershi ose një domate mesatare të pjekur
  • 1 mocarela mesatare, ose 70-80 g djath dhie, ose djath nape, apo ndonje djath tjetër që ju preferoni.
  • 2-thelpinj hudhër të qëruar
  • 1 tufë majdanoz I freskët, ose gjethe menteje, borzilok, apo rigon.
  • Kripë
  • Piper
  • Vaj ulliri
  • Lëngu i 1/2 limoni

Përgatitja

  1. Pritini patëllxhanet në mes the pritini më pas në kubikë mesatar.
  2. Vendosini në një enë me ujë me kripë për rreth 20 minuta. Ndërkohë ngrohim furrën në 200 gradë.
  3. Kullojini patëllxhanët dhe thajini mirë, marinojini me pak kripë dhe vaj ulliri dhe vendosini në një tavë për pjekje.
    I pjekim në furrën e ngrohur më parë për rreth 25-20 minuta. Nuk duhet to lëmë të na thahen shumë.Roasted Eggplant Salad Recipe -Family Cooking Recipes
  4. I lëmë të ftohen pas pjekjes, ndërkohë përgatisim përbërësit e tjerë për sallatën.Roasted Eggplant Salad Recipe -Family Cooking Recipes
  5. Presim domatet qershi në mes ose në feta nëse kemi një varietet tjetër domateje.
  6. Presim djathin ose mocarelën në kubikë.
  7. Grijmë hudhrën dhe majdanozin apo erëzat e tjera që mund të përdorim imët me ndihmën e një thike kuzhinë.
  8. Në një tas sallate, shtojmë patëllxhanët e pjekur, djathin kubikë, domaten e prerë.
  9. Në një tjetër tas të vogël shtojmë vaj ulliri, lëngun e limonit, hudhrën, kripë, piper, i përziejmë, dhe këtë marinim e shtojmë tek sallata. Lëngun e limonit mund ta zevendësoni me uthull balsamik, ose uthull të kuqe rrushi.
    Përziejmë me kujdes, dhe shijojmë në fund me majdanoz të grirë imët ose erëzat që doni.
  10. Shërbejeni këtë sallate me gatime të tjera të stinës së verës.Roasted Eggplant Salad Recipe -Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë.

 

Leave a Comment