Përgatitja e pastave është shumë e thjeshtë dhe eksplorimi dhe gatimi i tyre në receta dhe mënyra të ndryshmë është pafund. Sot duam të ndajmë një recetë shumë të shijshme, Rigatoni Me Ragu Oktapodi. Kjo është një pjatë e shpejtë dhe e thjeshtë për tu përgatitur por mbi të gjitha shumë e shijshme.
Ju mund të lexoni receta të ngjashme me oktapod:
Përbërësit
- 400 g oktapod i zierë
- 1/2 qepë e vogël
- 1 /2 karrotë
- 1 thelb hudhër
- 1/2 gotë verë e bardhë
- 300 ml Salcë domatesh
- Kripë, piper, majdanoz i freskët
- Vaj ulliri, spec djegës (fakultativ)
Përgatitja
- Vendosim një tenxhere me ujë të vlojë për zierjen e makaronave.
- Në një tigan hedhim vaj ulliri dhe 1 thelb hudhër dhe spec djegës. Shtojmë qepën dhe karrotën të grirë hollë dhe i gatuajmë për disa minuta derisa të zbuten.
- Shtojmë dhe oktapodin e prerë në copa të vogla dhe pasi ti kemi perzierë bashkë i shuajmë me verë të bardhë. Oktapodin e kemi zierë më parë me erëza (shikoni këtu mënyrën e përgatitjes).
- Ndërkohë uji ka zierë, dhe shtojmë makaronat për ti zierë, një minutë më pak se koha e treguar në paketim.
- Kur të ketë avulluar pjesa alkolike, shtojmë edhe salcën e domateve, kripë e piper. Pas disa minutash salca është gati.
- Ndërkohë i kemi zierë al dente makaronat rigatoni, i kullojmë dhe i shtojmë te salca, shtojmë edhe pak ujë nga makaronat dhe e përziejmë.
- Shtojmë edhe majdanozin e freskët e grirë hollë dhe pak vaj ulliri. I shërbejmë menjëherë.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na ndiqni dhe mbështësni duke provuar dhe ndarë recetat tonë. Për çdo pyetje apo koment jeni të mirëpritur të ndani opinionin tuaj me ne në formën më poshtë. Ne vlerësojmë mendimin tuaj.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.