Red Shrimp Recipe-Karkaleca Të Kuq Krudo

Karkaleca Të Kuq Krudo është një antipastë deti shumë e shijshme, e cila mund të serviret ne dreka me gatime peshku, si fundjava, apo festa familjare, por edhe në bankete.

Kjo është një recetë e thjeshtë dhe plot shije. Të gjithë njerëzve që ju pëlqejnë të konsumojnë ushqime deti e dinë se frutat e detit dhe peshku e kanë shijen më delikate kur nuk gatuhen shumë gjatë. Ato mund të konsumohen edhe krudo të marinuara siç duhet. Duhet vetëm të kemi produkte shumë të freskëta dhe shija e detit do të arrijë në tavolinën tuaj. Blijini karkalecat te shitësi juaj i besuar i peshkut.

Ju  mund të provoni edhe Karkaleca Skampi Krudo apo të eksploroni Blogun tonë për më tepër receta peshku.

PërbërësitRed Shrimp Recipe-Family Cooking Recipes

  • Karkaleca të Kuq
  • Limon
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper, majdanoz

Përgatitja

  1. Do ti marrim karkalecat dhe do ti pastrojmë nga pjesa e kurrizit, vena ranore dhe koka. Mund ta lini kokën nëse doni, po unë për lehtësi në konsumim e hoqa atë. Kokat i ruajmë në ngrirje dhe do ti përdorim kur të bëjmë lëng për të gatuar rizoto me karkaleca.
  2. Karkalecat i ndajmë në mes në prerje gjatësore dhe i vendosim në një enë qelqi.
  3. Përgatisim marinimin duke përzierë mirë lëngun e limonit, vaj ulliri, kripë, piper i zi dhe majdanoz të grirë të freskët.
  4. E hedhim marinaturën sipër karkakecave dhe i mbulojmë.
  5. I lëmë në frigorifer për 30 minuta deri një orë dhe i servirim sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!Red Shrimp Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinion tuaj.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment