Qofte Furre Me Thjerrëza është një recetë super e lehtë dhe e shijshme për tu shijuar në stinën e ftohtë të dimrit. Thjerrëzat janë një nga përbërësit që përdoren në dietën ushqimore të secilit prej nesh.
Për vlerat e pasura ushyese thjerrëzat janë përbërës që përdoret gjerësisht në dietën ushqimore të bebeve pasi ato fillojnë ushqimet e forta pas moshës 6-7 muajshe.
Kështu pra, kjo recetë është një recetë që mund ta gatuani për të gjithë në familje. Kuptohet për fëmijët e vegjël mund ta moderoni lidhur me ërëzat, sasinë e kripës dhe piperin, por përsa i përket vlerave ushqyese mbetet një recetë shumë e mirë.
Për përgatitjen e qofteve me thjerrëza, mjafton që ti ziejmë thjerrëzat më parë ashtu siç veprojmë për të përgatitur edhe një supë më thjerrëza në këtë stinë, ose mund të përdorim fare mirë ato që na kanë tepruar nga supa e ditës.
Ju mund të provoni edhe Thjerrëza me salçiçe.
Përbërësit
- 200 g thjerrëza të thata
- 2 vezë (një vezë do e përdorim pë ti lyer nga jashtë qoftet)
- 1 patate e vogël
- 1 karrotë
- një qepë e vogël
- Rozmarinë, gjethe dafine, majdanoz
- Kripë, piper, vaj ulliri
- 2 lugë djath parmigiano
- 2 lugë plot me gjizë
- Bukë e thërrmuar ose një fetë buke e regjur për brumin
- Bukë e thërrmuar për lyerjen nga jashtë
- 100 g Djath i butë në kubikë
Përgatitja
- Si fillim do i lajmë thjerrëzat mirë. Unë preferoj ti lë një natë më parë në ujë për ti zier më shpejt.
- Pasi i kemi larë dhe kulluar mirë, do i vendosim në një tenxhere bashkë me pataten, karrotën, qepën, dhe erëzat. Do i mbulojmë me ujë dhe do i ziejmë mirë.
- Kur i kemi gati, i kullojmë nga lëngu që mund të kenë dhe do i vendosim të thata bashkë me perimet në një grirëse kuzhine. Po aty shtojmë edhe vezën, djathin, gjizën, vajin, dhe erëzat dhe i grijmë bashkë të gjitha. Do na rezultojë një brumë jo shumë i butë.
- Do i japim formë rrumbullake brumit me duar dhe do vendosim në mes të tij një copë djath të butë.
- Qoftet do i kalojmë në vezën e rrahur, pastaj në bukë të thekur dhe i vendosim në një tavë pjekje me letër furre.
- Do i pjekim në furrë të nxehur në 200 gradë për 15-20 minuta.
- I nxjerrim nga furra, i vendosim në një pjatë servirje dhe i shërbejmë të ngrohta me salcën që ju pëlqen.
- Unë përgatita një salcë me kos të bardhë, mustardë, kripë, piper, vaj ulliri, piper i kuq.
Ju Bëftë mirë!
Në Përmbyllje
Këshilla: Këto qofte mund ti gatuani edhe të skuqura nëse dëshironi duke proceduar direkt pasi i kaloni në bukë të thekur në vajin e nxehur.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”