Rabbit In The Oven-Lepur Me Perime Në Furrë

Lepur Me Perime Në Furrë është një pjatë e dytë shumë e shijshme për tu shijuar në një vakt kryesor në fundjavë, apo edhe festa.

Lepuri i gatuar në këtë mënyrë del i aromatizuar, i butë, i lëngshëm, dhe i pëlqyer nga të gjithë që konsumojnë mishin në familje.

Receta është e thjeshtë dhe gatuhet pjesërisht në tigan dhe përfundon në furrë.

Ju mund të provoni edhe Lepur me Kërpudha dhe Pure Patatesh apo  Lepur Çomlek.

Përgatitja

  • 1 lepur i butë
  • 2 qepë të thata
  • 3 qepë të njoma
  • 3 domate mesatare
  • 1 degë selino
  • 1 karrotë
  • 1 kungull jeshil
  • 1 spec jeshil ose i kuq
  • Hudhra, gjethe dafine, gjethe sherebele, rozmarinë, rigon i thatë
  • Kripë e piper i zi
  • Vaj ulliri
  • 1 gotë verë e bardhë

Përgatitja

  1. Do të copëtojmë lepurin në copa të mëdha, e lajmë mirë dhe e lëmë të kullojë.
  2. Përpara se të nisim gatimin, presim imët të gjithë perimet në kubikë dhe i kemi gati. Do ta grijmë domaten të pastruar nga lëkurat dhe e lëmë mënjanë.
  3. Si fillim, do të vendosim në zjarr një tigan të madh dhe vaj ulliri. Do të shtojmë 1 degë rozmarinë, gjethe sherebele, dafine dhe e lëmë pak që vaji të marri aromën e erëzave.Rabbit In The Oven-Family Cooking Recipes
  4. Shtojmë copat e mishit dhe i rrotullojmë mirë nga të gjitha anët që të marrin ngjyrë dhe shije. E shijojmë mishin me kripë e piper të zi të bluar në moment.
  5. Kur të shohim që mishi e ka marrë një lloj ngjyre, e shuajmë me verën e bardhë. Ngremë temperaturën e gatimit që të avullojë alkooli.
  6. I heqim copat e mishit dhe i vendosim në një tavë qelqi.Rabbit In The Oven-Family Cooking Recipes
  7. E fusim tavën në furrë të ngrohur më parë në 200 gradë dhe e lëmë aty të vazhdojë  pjekjen.

Përgatitja e Salcës me Perime dhe Përfundimi i Gatimit

  1. Në të njëjtin tigan ku kaurdisëm mishin, do të shtojmë qepën e grirë dhe e përziejmë. Shtojmë edhe pak vaj nqs do të duhet.Rabbit In The Oven-Family Cooking Recipes
  2. Vijojmë gatimin duke shtuar karrotën dhe selinonë e prerë në kubik. E përziejmë mirë, sa të zbuten.
  3. Shtojmë edhe kungullin dhe specin dhe kur të shohim që  perimet janë zbutur do të shtojmë domaten.Rabbit In The Oven-Family Cooking Recipes
  4. E përziejmë  dhe shtojmë edhe kripë e piper.
  5. Do ta mbulojmë me kapak dhe do ta lëmë të gatuhet për rreth 10 minuta duke e përzierë here pas here. Rabbit In The Oven-Family Cooking Recipes
  6. Kur të shohim që salca është gati  do të shtojmë 1 gotë ujë, i cili do të na ndihmojë në gatimin e mishit në furrë.
  7. Do të shtojmë rigonin e thatë, thelpinjtë e hudhrës të prerë në copa dhe këtë salcë do ta shtojmë te tava me mish lepuri. Rabbit In The Oven-Family Cooking RecipesMe kujdes që copat e mishit ti vendosim sipër dhe bukur.
  8. E fusim tavën të mbuluar me letër alumini përsëri në furrë dhe vazhdojmë gatimin për 1 orë.
  9. Mishi do të dali i butë dhe i lëngshëm, i shoqëruar me salcën e vet.Rabbit In The Oven-Family Cooking Recipes
  10. E servirim ashtu siç është me feta buke të thekur  ose sallatë të stinës, kus kus, ose si të dëshironi ju.

Ju bëftë mirë!

Rabbit In The Oven-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment