Qumeshtor Recipe-Qumështor

Qumështor ëdhtë një recetë tradicionale shumë e thjeshtë me bazë qumështi, vezë, dhe miell. Ka disa receta për përgatitjen e qumështorit, ku disa përdorin niseshte, disa e gatuajnë me petë. Ne sot po ndajmë me ju recetën me miell gruri.

Receta është shumë e shijshme dhe e thjeshtë, ju rekomandoj ta provoni.

Ju mund të provoni edhe Krem Karamel.

Përbërësit

  1. 1 l qumësht
  2. 4 Vezë
  3. 4 lugë sheqer
  4. 3 lugë miell
  5. Lëkurë limoni
  6. 50 g gjalp
  7. Pak kripë
  8. Për servirje, luledhtrydhe dhe gjethe mente të freskët

Përgatitja

  1. Si fillim do të ziejmë qumështin me lëkurë limoni brenda që të marri shije.
  2. Në një tas qelqi do të përziejmë vezët me sheqerin dhe miellin. Do të bëhet një masë e njëjtë.
  3. Do të shtojmë qumështin duke e përzierë mirë. Masën do ta kalojmë përsëri në tenxhere duke e kulluar me një kullesë të imët.Qumështor Recipe-Family Cooking Recipes
  4. E përziejmë me kujdes derisa të nisi të trashet. Do të na duhet ta përziejmë vazhdimisht.Qumështor Recipe-Family Cooking Recipes
  5. E hedhim masën e krijuar në një tavë furrë të lyer me gjalp. E nivelojmë. Mund ta lyeni me një të verdhë veze nqs dëshironi. Une zgjodha të mos e bëj. I hedhim dhe gjalpin sipër dhe e fusim në furrë të nxehur më parë 200 gradë për 25-30 minuta.Qumështor Recipe-Family Cooking Recipes
  6. E heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet. Ka dy mënyra servirjeje. Kur është e nxehtë mund ta shërbeni me luge nëpër tasa të vegjël ëmbëlsirash ose të prerë me copa kur është ftohur komplet. Zbukurojeni sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!Qumështor Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën. Në vlerësojmë opinion tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment