Spinaq Në Tigan Me Vezë Thëllëze është një antipastë shumë e lezetshme dhe e shijshme.
Receta përgatitet shumë shpejt për një vakt të shpejt, apo kur doni të përgatisni meze të shpejta për miqtë tuaj.
Spinaqi kombinon më së miri me shijen delikate të vezëve të shkurtës. Për më tepër ndiqni hapat më poshtë. Ndërkohë ju mund të provoni edhe Easy Stuffed Mushrooms Appetizer-Kërpudha Të Mbushura Me Vezë Shkurtëze
Përbërësit
- 500 g Spinaq
- 6-7 Vezë thëllëze
- Pancetë 2-3 feta
- Djath 2 lugë
- Kripë e piper
- Vaj ulliri
Përgatitja
- Si fillim do të lajmë spinaqin e freskët me kujdes disa herë me ujë të rrjedhshëm dhe e lëmë të kullojë ujin mirë.
- E grijmë hollë dhe e hedhim në një tigan të thellë, ku kemi shtuar vaj ulliri. Shtojmë pak kripë dhe e mbulojmë me kapak. Për pak minuta volumi i spinaqit do të ulet dhe e përziejmë. Spinaqi gatuhet shumë shpejt kështu që do të duhen 5 minuta.
- Ndërkohë në një tigan veçmas do të thekrisim the pançetën.
- Me bishtin e lugës do të hapim gropëza të vogla tek spinaqi dhe do të hedhim vezët e thëllëzës, që i hapim veç në një tas të vogël. Ndërkohë e ulim zjarrin në mënyrë që veza të gatuhet ngadalë.
- Shijojmë me kripë e piper të zi. Shtojmë pancetën që e kemi bërë krokante në tigan veçmas dhe djathin e grirë.
- Tiganin e mbulojmë me kapak dhe e fikim zjarrin. Do e lëmë të mpikset me nxehtësinë e tiganit. E shërbejmë të ngrohtë.
Ju Bëftë Mirë!
Në Përmbyllje
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”