Porcini Mushroom Risotto Recipe-Rizoto Me Kërpudha Porçini

Rizoto Me Kërpudha Porçini është një pjatë e parë shumë e shijshme, e aromatizuar dhe delikate si dhe janë kërpudhat Porçini.
Në këtë rizoto kemi përdorur vetëm kërpudha Porçini për të shijuar edhe si duhet këto kërpudha të shëndethsme në këtë recetë. Patjetër që mund ta kombinoni edhe me përbërës të tjerë, por e gatuar në këtë formë, është një shije e veçantë.

Ju mund të provoni edhe Tagliatelle With Porcini-Tagliatelle Të Freskëta Me Kërpudha Porçini.

PërbërësitPorcini Mushroom Risotto Recipe-Family Cooking Recipes

  • 2 kërpudha Porçini të mëdha
  • 1 qepë e vogël
  • 350 g oriz për rizoto
  • 1.2 l lëng i zierë më parë perimesh (qepë, karrotë, selino ose majdanoz, kripë )
  • Vaj ulliri,kripë e piper
  • 50 g gjalp
  • 2-3 lugë parmixhan i grirë
  • Majdanoz

Përgatitja

Përgatitja e brodos

  1. Si fillim do të përgatisim lëngun me perime për rizoton. Në një tenxhere, shtojmë qepë, karrotë, një degë selino ose një tufë majdanoz. Do i mbulojmë mirë me ujë të ftohtë, shtojmë pak kripë dhe do i lëmë të ziejnë për 20 minuta.

Pastrimi i kërpudhave

  1. Do të pastrojmë kërpudhat nga papastërtitë me një pecetë të lagur. Do i pastrojmë me kujdes. Kërpudhat nuk duhet të lahen me ujë të rrjedhshëm sepse ato jane si sfungjer dhe thithin ujë.
  2. Pastrojini mirë të mos kenë dhera. Nqs nuk e bëni dot këtë gjë me pecetë të lagur atëherë lajini shpejt në ujë të rrjedhshëm dhe thajini menjëherë me një pecetë të pastër.

Gatimi i Rizotos

  1. Si fillim, presim kërpudhat në mënyrë gjatësore dhe i kavërdisim me vaj ulliri dhe pak gjalp. I kaurdisim sa të shohim që kanë marrë një ngjyrë të kuqërremtë. Do i heqim nga tigani dhe i ruajmë veç për ti shtuar më vonë.
  2. Në të njëjtin tigan, shtojmë qepën e grirë hollë dhe pak vaj ulliri. Gatuajmë qepën sa të zbutet.
  3. Shtojmë orizin, të cilin e zgjedhim cilësor në mënyrë që rizoto të dali ashtu siç duhet.
  4. E kavërdisim për disa minuta orizin sa të shohim që kokrra të bëhet trasparente. Do të shtojmë lëngun e nxehtë sa ta mbulojmë orizin. E përziejmë dhe e lëmë të ziejë dhe të avullojë.Porcini Mushroom Risotto Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Do të vijojmë gatimin duke shtuar lëng të nxehtë pjesë-pjesë dhe e përziejmë sërish sa herë shtojmë lëng perimesh në tigan.Porcini Mushroom Risotto Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Do ta gatuajmë kështu derisa orizi të jetë gatuar al dente. Në këtë moment shtojmë kërpudhat Porçini të gatuara më parë.Porcini Mushroom Risotto Recipe-Family Cooking Recipes
  7. Shtojmë lëng dhe e gatuajmë rizoton duke e lënë më pak lëng në momentin e fundit.Porcini Mushroom Risotto Recipe-Family Cooking Recipes
  8. I shtojmë gjalpin, djathin Parmixhan të grirë dhe e përziejmë me kujdes. Do të shohim që do të formohet kremi që mbështjell rizoton.
  9. E servirim menjëherë dhe i shtojmë sipër majdanoz të grirë.Porcini Mushroom Risotto Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!Porcini Mushroom Risotto Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment