Plum And Almond Cake Recipe-Tortë Me Kumbulla Dhe Bajame

Kumbullat dhe bajamet bëjnë pjesë tek frutat e mia të preferuara për muajin Shtator. Ne mund ti gjejmë të freskëta në treg si kumbullat në disa varietete ashtu dhe bajamet dhe ti konsumojë si frut i pagatuar apo duke i përdorur si përbërës në shumë receta të shijshme. Kjo recetë e Tortës Me Kumbulla Dhe Bajame është thjesht e shijshme, ndaj ju ftoj ta provoni. Kumbullat dhe bajamet kombinojnë më së miri në këtë recetë dhe shija dhe aroma e mrekullueshme e kumbullave spikat edhe më shumë kur ato piqen në tortë. Gjithashtu bajamet në feta plotësojnë dhe bëjnë perfekte këtë recetë.

Kumbulla është një pemë frutore që rritet si në gjendje të egër ashtu dhe e kultivuar në shumë varietete në mbarë globin, përfshirë dhe vendin tonë. Përsa i përket vlerave ushqyese mund të themi se kumbulla në pjesën më të madhe të saj ka ujë 87%, karbohidrate 11% dhe proteina 1%. Ajo është një burim i mirë i nevojave tona ditore për energji ushtimore. Në 100 g kumbull të freskët mund të marrim 48 kalori dhe 12% e vlerave ditore të vitaminës C. Ne mund të gjejmë kumbulla të freskëta në treg nga pranvera në vjeshtë dhe i përdorim ato si frut i pagatuar, por edhe të përpunuara dhe konservuara si reçel, marmalatë, prevede, komposto, pure, gliko, fruta të thata, etj. Kumbulla është një frut që njihet për rakinë që prodhohet prej saj.

Ne mund të gatuajmë me kumbulla të freskëta, të thata apo reçel receta të mrekullueshme tortash, kekë, tarta, bukë, apo receta të tjera të ëmbla.

Kjo recetë që po ndajmë me ju sot, është një prej tyre pët tu konsumuar si një ëmbëlsirë pas një vakti dreke në familje, ta shoqërojmë me kafe apo çaj, apo dhe si një ushqim i shëndetshëm shoqëruar me një gotë lëng apo qumësht për mëngjes.

Nëse i pëlqeni ëmbëlsirat me fruta, Ju ftojmë të hidhni një sy edhe tek këto receta:

Tortë E Ftohtë Me Boronica Të Egra

Kek Me Mjedra

PërbërësitPlum And Almond Cake Recipe- Family Cooking Recipes

  • 240 g miell 00
  • 200 g kumbulla të prera në copa dhe 2 -3 kumbulla për decorimin e tortës
  • 80 g gjalp i shkrirë ose vaj
  • 2-vezë ose 100 ml qumësht
  • 150 g sheqer kaf
  • 80 g kos grek me pak yndyrë ose kos natyral i bardhë
  • 2 tbsp bajame të grira
  • 2 tbsp bajame në feta
  • 16 g fryrës ëmbëlsirash
  • 1 lugë çaji kanellë pluhur
  • lëkurë limoni
  • pak kripë
  • Për të pjekur një tortë të mirë me fruta ju duhet një furrë e mirë për pjekje.  Hidhini një sy Furrave Më Mira Me Ventilim Për 2020 përpara se të vazhdoni me recetën.

Përgatitja

  1. Së pari, përgatisim të gjithë përbërësit në tavolinën e punës para se të fillojmë nga përgatitja e recetës.
  2. Presim kumbullat në copa të vogla dhe i lëmë mënjanë. Presin dhe kumbullat për dekorin në feta të holla. Në një tenxhere të vogël shkrijmë gjalpin. Do të grijmë bajamet me një thikë të mprehtë. Bajamet në feta mund ti blemë gati por mund ti përgatisim vetë. Për këtë do ti vendosim 2-3 lugë bajame në një enë me ujë të nxehtë, ti lëmë pak dhe me pas ti heqim lëkurën. Më pas i presim në feta me nje thikë të prehtë kuzhine.
  3. Nxehim furrën në 180 gradë.
  4. Në një tas të thellë hedhim vezët dhe sheqerin dhe i rrahim me një rrahës elektrik deri sa të bëhen shkumë. Shtojmë lëkurën e limonit që e grijmë imët me një renden.
  5. Shtojmë gjalpin e shkrirë dhe vazhdojmë përzirjen dhe sapo gjalpi bëhet njësh me vezët shtojmë dhe kosin. Do përziejmë sa të bëhet masë homogjene.
  6. Në një enë tjetër do përziejmë miellin, kripën, fryrësin dhe kanellën dhe i shtojmë te masa e lëngët duke përzier pak nga pak sa të bëhet brumi.
  7. Shtojmë bajamet e grira dhe kumbullat në copa. I trazojmë mirë të gjitha. Nëse brumi u duket shumë i thatë mund ti shtoni pak qumësht, por kini parasysh që edhe kumbullat gjatë pjekjes lëngështohen kështu që varet sa të thatë apo të lagësht e doni tortën pak pjekjes.
  8. Lyejmë me yndyrë dhe pudrosim me miell një formë keku. Plum And Almond Cake Recipe- Family Cooking Recipes
  9. E dekorojmë tortën në sipërfaqe me kumbullat dhe bajamet në feta.Plum And Almond Cake Recipe- Family Cooking Recipes Shtojmë edhe 1-2 lugë me sheqer kaf duke i shtypur pak kumbullat me gisht të zhyten lehtë në brum. E vendosim të piqet në furrën e nxehur më parë për 50-60 minuta. Do të bëjmë provën me kunj dhëmbësh.Plum And Almond Cake Recipe- Family Cooking Recipes
  10. E lëmë të ftohet pak dhe më pas e vendosim në një pjatë për servirje ku e lemë të ftohet tortën plotësisht përpara se ta presim.Plum And Almond Cake Recipe- Family Cooking Recipes
    E presim në feta dhe e shërbejmë si ëmbëlsirë pas një vakti. Mund ta shoqërojmë edhe me akullore. Plum And Almond Cake Recipe- Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që vizituat faqen tonë duke ndalur në këtë recetë. Mirëpresim komentet tuaja kur ta provoni.

Leave a Comment