Pispilia është një gatim shumë i pëlqyr dhe tradicional shqiptar, një pjatë vegjetariane shumë e shijshme. Mielli misrit është në harmoni të plotë në retat e ndryshme të pispilisë me perimet e ndryshme jeshile që mund të përdorim. Sot duam të ndajmë një mënyrë të gatimit të Pispilisë Me Presh, gatim dhe recetë shumë e thjeshtë por shumë e shijshme për tu konsumuar qoftë mes vakteve, ashtu dhe gjatë vakteve të drekës apo darkës. Shoqërohet më së miri me kos, supë, ose sallatë.
Përbërësit
- 3 presh
- 2 gota uji me miell misri
- 2 gota uji me qumësht
- 50 g djath i bardhë
- 1 vezë
- 20 g gjalp
- Kripë
- vaj ulliri
Përgatitja
- Lajmë preshët dhe i pastrojmë nga gjethet dhe rrënjët. I heqim një pjesë të gjetheve jeshile dhe i grijmë preshët hollë.
- I kavërdisim preshët në një tigan me vaj ulliri dhe pak kripë derisa të zbuten. Mund të shtoni edhe një gjysëm gote me ujë ose qumësht dhe e mbulojmë me kapak.
- Në një tenxhete tjetër hedhim qumështin dhe dhe e vendosim të nxehet. Shtojmë miellin e misrit dhe e përziejmë derisa të na bëhet një masë brumi.
- Shtojmë gjalpin, kripë dhe djathin e thërmuar. Shtojmë edhe preshin e gatuar dhe e përziejmë. Shtojmë edhe një vezë.
- Marrim një tavë qelqi pirex dhe e lyejmë me vaj. E hedhim masën në tavë dhe me ndihmën e një luge e hapim njëtrajtësisht. I hedhim dhe 2 lugë vaj ulliri sipër dhe e pjekim në furrë të nxehur më parë në 200 gradë për 30-35 minuta, sa të marri një ngjyrë të artë.
- Mund ta servirni të ngrohtë ose të vakët. Gjithashtu ju mund ta servirni si një lloj buke në një dreke në familje.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na ndiqni dhe vizitoni faqen tonë duke ndarë, provuar dhe komentuar recetat tona. Ne mirëpresim dhe vlerësojmë mendimin tuaj.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.