Oven Baked Tagliatelle-Tagliatelle Në Furrë Me Ragu & Bizele

Tagliatelle Në Furrë Me Ragu Dhe Bizele është një pjatë e kompletuar ne vlera dhe shije për një vakt në familje.

Tagliatellet janë një nga llojet e makaronave që lehtësisht mund ti gatuajmë të freskëta në kuzhinën tonë. Ne vazhdimisht kemi ndarë recëta me tagliatelle të freskëta, ku do të veҫoja Tagliatelle me Ragu Bolonjeze.

Kjo është një recetë që mund të duket e vështirë në dukje të parë po ju siguroj se është shumë e thjeshtë dhe e shijshme. Sidomos nëse kemi përgatitur më parë ragunë, salcën Beshamel dhe tagliatellet e freskëta, kjo recetë përgatitet në pak minuta.  

Në këtë recetë unë kam përdorur Tagliatelle të freskëta, të cilat i bëra vetë në shtëpi, por ju mund të zgjidhni ti blini gati. Ashtu si kemi treguar edhe në receta të tjeta pregatisim brumin me vezë dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta. Më vonë do ta hapim brumin me makinerinë e makaronave dhe e presim në tagliatelle. Në mungesë, hapim brumin me petës dhe pasi e palosin e presim me thikë për të përftuar tagliatellet. Për këtë recetë mund të përdorni tagliatelle të freskë ose të thata të supermarketit.

Ju mund të provoni edhe Lazanja me Perime.

Oven Baked Tagliatelle-Family Cooking Recipes

Përbërësit

Për tagliatellet

  • 3 vezë
  • 300 g miell
  • Pak kripë

Për Ragunë

  • 300g mish i grirë
  • 1qepë e vogël
  • 1/2 karrotë
  • 1/2 degë selino
  • Verë e bardhë
  • Salcë domatesh
  • 200 g bizele të freskëta
  • Kripë e piper

Beshameli

  • 500 ml qumësht
  • 50 g miell
  • 50 gjalp
  • Kripë

100 g djath grana i grirë

Përgatitja

Përgatitja e Taglialelleve

  1. Do të zëmë si fillim brumin vetëm me vezët e freskëta dhe pak kripë. Do e punojmë mirë sa të përfitojmë një brumë të butë dhe elastik.
  2. Brumin e lëmë të pushojë për 30 minuta të mbuluar me një pecetë.
  3. Vijojmë hapjen e petës në makinën e makaronave dhe më pas presim petën e holluar si duhet në tagliatelle. I hapim në një sipërfaqe të spërkatura me miell.

Përgatitja e Ragusë

  1. Si fillim do të bëjmë gati qepën, karrotën dhe selinonë, duke i pastruar dhe prerë imët në kubike.
  2. Në një tigan, do të shtojmë vaj ulliri, qepën, karrotën dhe selinonë dhe do i kaurdisim pak minuta sa të zbuten.
  3. Më tej, do të shtojmë mishin e grirë dhe e përziejmë. Shtojme kripë e piper të zi. E shuajmë me verë të bardhë dhe e lëmë të avullojë pjesa alkolike.
  4. E mbulojmë tiganin me kapak dhe e përziejmë herë pas here.
  5. Kur të jetë përthithur lëngu, do të shtojmë bizelet e freskëta. E përziejmë sërish dhe e lëmë të gatuhet në temperaturë mesatare sa të zbuten.
  6. Shtojmë edhe një lugë salcë domatesh koncentrat ose 200 ml salcë domatesh pasata. 
  7. Do të shtojmë dhe 1 gotë uji dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë sa të zbutet mishi. Ndërkohë që raguja gatuhet do të përgatisim beshamelin.

Salca Beshamel

  1. Në fillim do të shkrijmë gjalpin në një tenxhere të vogël inoksi.
  2. Shtojmë miellin dhe e kavërdisim me gjalpin sa të marri një ngjyrë të artë.
  3. Shtojmë qumështin gradualisht dhe e përziejmë me një rrrahëse teli ose silikoni dore, që mielli te tretet mirë dhe të përftojmë një masë më të lëmuar dhe homogjene.
  4. Vazhdojmë përzierjen në temperaturë të ulët derisa masa të trashet.
Oven Baked Tagliatelle-Family Cooking Recipes

Përgatitja e Tavës

  1. Pasi e kemi gati edhe salcës Beshamel, do të ziejmë për 2 minuta tagliatellet e freskëta dhe i kullojmë.
  2. Marrim një tavë qelqi drejtkëndore, shtrojmë një pjesë të makaronave, shtojmë ragu, beshamel dhe  djathë të grirë.
  3. Vijojmë shtresën tjetër, duke shtuar përsëri tagliatellet, ragu, e mbulojmë me beshamel dhe djath të grirë sipër. 
  4. Do ta pjekim tavën në furrë të parangrohur në 200 gradë për 20-25 minuta.
  5. E lëmë të ftohet për 15 minuta dhe e servirim të ngrohtë. Është një gatim që do ta pëlqejnë të gjithë në familje.
Oven Baked Tagliatelle-Family Cooking Recipes

Ju Bëftë Mirë!

Oven Baked Tagliatelle-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment