Orange Jam Recipe-Reçel Portokalli

Reçel Portokalli është një nga llojet e reçeleve të stinës së dimrit. Ky është një reçel shumë i veçantë dhe shumë i shijshëm.
Mbi të gjitha shijon më së miri në këtë stinë, ku ja vlen ta përgatisim sepse tani gjejmë edhe ftutat më të mira të portokallit, të pjekura si duhet, plot ëmbëlsi dhe lëng.
Shumë prej nesh i kanë portokallat në oborrin e shtëpisë, por edhe në treg mund të gjejmë portokalle shumë të mira për këtë recetë. Portokallet do ti zgjedhim të rritura në mënyrë organike (bio) dhe të pa trajtuara me kimikate në lëkurë.

Ju mund të provoni edhe Reçel Mandarine.

PërbërësitOrange Jam Recipe-Family Cooking Recipes

  • 2 kg portokalle
  • 1 kg sheqer
  • Pak lëng limoni
  • 1 shkop kanelle

Përgatitja

  1. Si fillim, do ti lajmë frutat me kujdes dhe dy prej tyre do tu marrim vetëm pjesën e lëkurës pa pjesën e bardhë. E presim lëkurën e portokajve në fije të holla.
  2. Ndërkohë i pastrojmë portokallet nga lëkura dhe i presim në copa të vogla. Gjatë prerjes duhet të heqim farat sa të mundim.Orange Jam Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Sapo i kemi gati, portokallet e prera dhe sheqerin i vendosim bashkë në një enë apo tenxhere dhe i lëmë për disa orë të pushojnë.
  4. Pas kësaj e vendosim reçelin që të ziejë në zjarr të mesëm për 45 minuta deri 1 orë. Shtojmë dhe shkopin e kanellë për aromë, të cilin e heqim në fund.Orange Jam Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Ndërkohë do tu heqim hidhërimin lëkurave të përgatitura më parë. Do të mbushim një tenxhere me ujë dhe pasi të ketë vluar i hedhim lëkurat të ziejnë për 3 minuta.
  6. Lëkurat e blashëruara do i kullojmë dhe e përsërisim edhe një herë të njëjtim proçes, pra duke i blashëruar në ujë të pastër për tre minuta të tjera.
  7. Lëkurat e kulluara mirë nga uji i shtojmë te reçeli. Këto lëkura do i japim shijen dhe lezetin reçelit, i cili do të dali shumë i mirë.
  8. Kujtoj që lëkurat do ti shtojmë nga mesi i proçesit të zjerjes së reçelit. Nga fundi reçeli do të rezultojë i lëngshëm, por ju bëni provën duke hedhur pak në një pjatë të ftohtë për të parë mpiksjen e tij. Në fund fare shtoni një lugë lëng limoni.Orange Jam Recipe-Family Cooking Recipes

Konservimi

  1. Reçelin ashtu të nxehtë do ta hedhim në kavanoza të sterilizuar duke përdorur dhe kapak të rinj dhe i mbyllim mirë. I kthejmë kavanozat me kokë poshtë dhe i lëmë ashtu sa të ftohen plotësisht.Orange Jam Recipe-Family Cooking Recipes
  2. E ruajmë reçelin në vend të freskët dhe të thatë. Kur kavazonat i hapin i ruajmë në frigorifer deri në konsumin disa ditor.
    Me këtë reçel ju mund të shoqëroni mëngjeset tuaja, ëmbëlsira të ndryshme e biskota të mbushura. Mund ta hidhni te kosi juaj me drithëra në mëngjes. etj.

Ju Bëftë Mirë!Orange Jam Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment