Sot duam të ndajmë një recetë shumë të thjeshtë por shumë të shijshme, Sallatë Me Portokall Dhe Ullinj Të Zinj.
Ulliri është një nga ushqimet me vlerat shumë të pasura ushqimore për tu konsumuar gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit. Ulliri është një nga furnizuesit më të mirë të vitaminës E për organizmint tonë dukë siguruar 25% të nevojës sonë ditore për këtë vitaminë. Gjithashtu ai përmban një sasi të lartë kripërash dhe polyfenolesh shumë të nevojshmë për organizmin tonë. Me ullirin qoftë jeshil apo të zi mund të përgatisim dhjetra receta duke e përdorur në sallata kombinuar me perime dhe fruta të stinës, por edhe në gatime me bazë brumi is buka, apo fokaçe, në salca makaronash, në pjata të dyta më bazë mishi, etj.
Përbërësit
- 200-300 g Ullinj Të zinj
- 1-2 limona
- 2 portokaj
- 1 kokë preshi
- 1 karrotë
- Kripë, rigon, vaj ulliri
“As the owner of this website, I’ve tracked down great deals for the products and services mentioned herein. When you use the links on this page to make a purchase, I may get a small commission, and you may get a worthwhile bargain. It’s a win-win all around. Thank you for supporting this site. FYI- Prices and Terms of the products refer to the date of the publication of this article. Full disclosure.”
Përgatitja
- Do të grijmë preshin imët ose prerë në feta të holla. Do të qërojmë karrotën dhe e presim në feta të holla. Do të presim limonin e larë me gjithë lëkurë në kubikë.
Portokallin e qëruar e presim në feta duke marrë vetëm zemrat e fetave dhe lëngun që përftohet nga prerja e ruajmë për marinimin e sallatës. - Në një tas të madh do të shtojmë ullijnë, dhe më radhë gjithë përbërësit e tjerë. Do të shtojmë lëngun e portokallit, lëng limoni, vaj ulliri, kripë, të përzira bashkë sipër sallatës për marinim. Do të shtojmë rigon të thatë, i cili i jep shumë shijës sallatës me ullinj.
- I përziejmë mirë dhe i konsumojmë si sallatë në një vakt dreke në familje.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na ndiqni dhe mbështesni duke shpërndare dhe provuar recetat tona. Jeni të mirëpritur për ndonjë koment ose pyetje.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.