Cheesecake Me Mjedra dhe Ҫokollatë është nje recetë shumë e thjeshtë për të ëmbëlsuar familjen tuaj në fundjavat e nxehta të verës, por edhe për një festë familjare.
Receta gatuhet lehtë, pa pjekje dhe del shumë e lehtë në shije dhe jo shumë e ëmbël.
Ju mund të provoni edhe Cheesecake Me Boronica.
Përbërësit për një tavë me diametër 20 cm
Për bazën
- 180 g biskota me kakao
- 100 g gjalp i shkrirë
Për kremin
- 250 g mascarpone
- 175 g philadelpia
- 250 g pana që rrihet për ëmbëlsira e sheqerosur. Nëse do përdorni pana jo të ëmbësluar do të shtoni 50 g sheqer.
- 200 g mjedra
- 2-3 lugë sheqer+ 1 lugë çaji lëng limoni
- 9 g xhelatinë në fletë plus 50 ml pana për tretje
- 50 g çokollatë e zezë në copa
- 50 g bajame të pjekura ne copa
Për sipërfaqe
- 100 g çokollatë e zezë
- 100 ml pana
- Mjedra dhe çokollatë në copa për dekor
Përgatitja
Baza
- Si fillim do të thërrmojmë biskotat imët në një grirëse kuzhine ose duke i vendosur në një qese të mbyllur dhe i shtypim me nje rrul kuzhine.
- Do i hedhim në një tas dhe u shtojmë gjalpin e tretur.
- I përziejmë mirë sa të lidhen dhe masën do e shtojmë në një tavë të cilën e kemi veshur në bazë dhe anëve me letër kuzhine. E hapim njëtrajtësisht masën e bizsotave dhe e ngjeshim me një rrahëse mishi, ose kokën e një çekiçi kuzhine.
- Do e lëmë në frigorifer ndërkohë që vijojmë me përgatijen e kremit.
Kremi
- Si fillim do të vendosim mjedrat e pastruara, lara dhe kulluara nga uji në një tenxhere me 2-3 lugë sheqer dhe 1 lugë çaji lëng limoni.
- Do i lëmë të ziejnë pak minuta sa të lëngëzohen. Mund të zgjidhni ti frujoni dhe ti kulloni duke marrë ëdhe lëngun edhe tulin (eleminojmë farat), ose i kullojmë direkt duke marrë vetëm lëngun e mjedrave, të cilin, e lëmë mënjanë të ftohet për ta shtuar më pas te kremi.
- Vendosim xhelatinën në ujë të ftohtë të zbutet për pak minuta.
- Ndërkohë më një rrahëse me korent, në një tas do të përziejmë fillimisht Mascarponen dhe kremin e djathit Philadelphia. Nëse pana është e pasheqerosur mund ta shtoni edhe sheqerin në këtë fazë.
- Pasi i rrahim për 1-2 minuta do të shtojmë panën nga frigoriferi dhe i përziejmë derisa të na krijohet një masë kremoze.
- Shtojmë gradualisht duke përzierë lëngun e mjedrave të ftohtë.
- Në një enë, do të shtojmë 50 ml pana dhe e vendosim të ngrohet. Shtojmë aty xhelatinën e zbutur pasi e kemi kulluar nga uji tepërt dhe e trazojmë pak minuta sa të tretet, pa lejuar që pana të vlojë.
- E shtojmë xhelatinën e tretur me panën këtë duke përzierë sërish me rrahësen e korentit te kremi i përgatitur.
Montimi
- Nxjerrim tavën me bazën e biskotës dhe shtojmë ½ e kremit duke e niveluar në gjithë sipërfaqen.
- Shtojmë bajamet në copa dhe copat e çokollatës dhe hedhim edhe pjesën tjetër.
- E nivelojmë mirë dhe e vendosim në frigorifer për të paktën 2 orë të pushojë. Nëse doni ta servirni edhe më shpejt mund ta vendosni 45-60 minuta në ngrirje dhe më pas e kaloni te pjesa e ftohjes.
- Ndërkohë që cheesecake pushon ne frigorifer, të paktën një orë para se ta servirim do përgatisim kremin e çokollatës.
- Në një enë do të shtojmë panën dhe çokollatën ezezë në copa dhe e përziejmë derisa të tretet.
Do e shtojmë sipër masës së hedhur më parë e cila ka filluar të forcohet dhe do e lëmë sërish në frigorifer që të pushojë derisa të mpikset mirë. - Kur kalon koha dhe jemi gati për ta servirur, do e kalojmë cheesecake në një pjatë servirjeje dhe e dekorojmë sipas dëshirës. Mund të përdorni sheqerka çokollate si në rastin tonë, por edhe mjedra, bajame, apo copa çokollate nëse dëshironi.
- E pjesim në copa dhe e servirim.
Ju bëftë mirë!
Në Përmbyllje
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.