Mixed Salad Recipe-Sallatë e Përzierë Me Domate Të Vogla Dhe Mocarela

Sallatat janë pjesë e dietave dhe menuve tona ushqimore ditore dhe larmia e tyre dhe përgatitja në mënyrë sa më të shëndetshme na identifikon edhe me atë që ne jemi, në mënyrën si ushqehemi apo konsumojmë vaktet tona. Kjo Sallatë e Përzierë Me Domate Të Vogla Dhe Mocarela është shumë e shëndetshme, e bukur për syrin në mënyrë që të konsumojmë sa më tepër sallatë në vaktin tonë, dhe e pasur me vitamina dhe kripëra minerale.

Sallata është e thjeshtë për tu përgatitur, dhe çfarë duhet të mbajmë parasysh për një sallatë sa më të shijshme dhe të pashme është që të përbërësit të jenë të larë dhe tharë mirë, ta përgatisim dhe montojmë me delikatesë sidomos kur përdorim përbërës jeshil,  si dhe marinimi i saj të kryhet gjithmonë përpara servirjes.

Lexoni me kujdes hapat më poshtë për të përgatitur një recetë shumë të thjeshtë për vaktet tuaja apo dhe për ta marrë me vete në punë.

Ju mund të provoni edhe:

PërbërësitMixed Salad Recipe-Family Cooking Recipes

  • Një qese sallatë e përzierë
  • Djath Mozarella i freskët qershi
  • Domate të vogla

Marinimi

  • Kripë
  • 3 lugë vaj ulliri
  • 2 lugë aceto balsam

Përgatitja

  1. Unë kam zgjedhur këtë lloj përzierje sallate sepse ka shume disa lloje sallatash në paketim, si rukola, disa lloje sallata jeshile, gjethe spinaqi, gjethe panxhari etj. Sallata është e pasur me ngjyra dhe e shijshme në të ngrënë. Rukola dhe gjithë llojet e tjera të jeshillëqeve në këtë pakatim janë gati për tu përdorur në sallatën tonë dhe nuk ka nevojë që të copëtohet sepse janë gjethe të vogla. Nëse doni ti copëtoni mjafton të përdorni duart tuaja duke i ndarë në pjesë më të vogla. Ju mund ti kombinoni edhe vetë këto lloje perimesh jeshile sipas blerjeve që mund të keni bërë.
  2. Për shëndetin dhe sigurinë tonë, e lajmë përzierjen e jeshillëqeve në ujë të rrjedhshëm dhe e thajmë si duhet.
  3. E vendosim sallatën e tharë nga uji në një tas të madh. Lajmë dhe presim domatet e vogla në gjysëm dhe i vendosim sipër. Vendosim dhe mocarelat e vogla.
  4. Përgatisim marinimin duke i përzierë vajin dhe aceton në një tas të vogël me kapak derisa të bëhet një masë kremoze. I shtojmë edhe kripë dhe ja hedhim sallatës. E përziejmë mirë dhe e shërbejmë.

     

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që na ndiqni dhe vizitoni faqen tonë. Jemi falenderues për suportin që na jepni duke komentuar apo provuar recetat tona. Jeni të mirëpritur të ndani me ne çdo pyetje apo koment që mund të keni rreth recetës. Ne vlerësojmë mendimin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment