Mini Krostata Me Reçel janë ëmbëlsira shumë të shijshme për tu konsumuar për mëngjes, pasdite, festa, bankete, etj. Ashtu si dhe krostatat klasike me reçel, edhe këto gatuhen lehtë dhe shijshëm për një version me elegant në tavolinat tona.
Gjithashtu mund të kombinojmë shijet e reçelit të përdorur duke përdorur të njëjtën sasi brumi por lloje reçeli të ndryshme. Të njëjtën recetë të brumit ndjekim edhe për krosttata me krem pastiçerie.
Përbërësit
Për brumin
- 200 g miell
- 1 vezë
- 100 g gjalp
- 100 g sheqer
- 1 lugë çaji fryrës
- Pak kripë
- Lëkurë limoni e grirë
- Reçel manaferre 3 lugë gjelle
- Reçel fiku
- Sheqer pluhur
Përgatitja
- Do të përgatisim brumin siç e kemi treguar edhe më parë në receta me pasta frolla. Në fillim hedhim miellin, sheqerin dhe gjalpin e ftohtë nga frigoriferi të copëtuar në copa më të vogla në një tas të thellë qelqi.
- E përziejmë mirë në mënyrë që të krijohet një masë kokërrizore.
- Shtojmë lëkurën e limonit të grirë. Grijmë me kujdes me një renden vetëm pjesën e verdhë.
- Shtojmë fryrësin dhe e përziejmë. Shtojmë vezën dhe me pak përpunim do të formohet brumi.
- E mbështjellim brumin me celefon dhe e fusim në frigorifer për rreth 1 orë. E nxjerrim nga frigoriferi dhe e hapim brumin me rul kuzhine ndërmjet 2 fletë letër furre duke përdorur pak miell. Do hapim një petë me trashësi 7 mm.
- E presim në forma rrethore dhe i vendosim nëpër format e krostatave duke i veshur ato u hedhim një shtresë reçel sipas dëshirës dhe sipër i vendosim shirita brumi të kryqëzuara.
- I pjekim krostatat në 180 gradë për 20 minuta.
- I nxjerrim dhe i pluhurosim me sheqer pluhur dhe i konsumojmë.
Ju Bëftë Mirë!
Në Përmbyllje
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”