Linguini Me Mini Qofte është një pjatë e parë shumë e shijshme, por edhe një pjatë unike për një vakt të shpejtë.
Makaronat shijojnë shumë në këtë recetë, plot aroma dhe shije. Qoftet përgatitjen shumë thjesht, dhe salca gjithashtu është e lehtë dhe me pak përbërës. Nëse doni të mësoni si të gatuani qofte hidhni një sy tek kjo recetë.
Ju mund të provoni edhe receta të tjera të qofteve apo makaronave duke vizituar Blogun tonë.
Përbërësit
Për qoftet
- 250 g mish i grirë
- 1 vezë
- 1 fetë buke
- Kripë, piper, majdanoz i freskët.
- 1 lugë djath parmixhan i grirë
Për salcën e makaronave
- nini qoftet
- Salcë domate
- Kripë e piper
- Vaj ulliri
- Rozmarinë dhe hudhër
- Linguini 400 g
- Djath parmixhan
Përgatitja
- Do të përgatisim brumin e qofteve dhe me të do të formojmë qofte të vogla sa një ulli.
- Në një tigan, do të shtojmë vaj ulliri, 1 thelp hudhër dhe 1 degë rozmarinë do të gatuajmë qoftet e vogla sa të nisin të marrin ngjyrë, për rreth 6-7 minuta.
- Vijojmë gatimin duke shtuar salcën e domates dhe do e lëmë bashkë me qoftet të gatuhet e të marri shije.
- Do të hedhim kripë, piper të zi e rozmarinë të freskët.
- Ndërkohë, do të ziejmë makaronat al dente dhe do ti kullojmë. I përziejmë me salcën dhe shtojmë edhe pak nga uji i zierjes se makaronave që salca të jetë me e lëngshme.
- Makaronat i lëmë në zjarr dhe një minutë që të shijohen nga salca e pregatitur.
- I servirim të ngrohta dhe i shikojmë me rozmarinë dhe djath parmixhan sipër.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.