Kunguj Me Kos-Supë e Ftohtë Kungulli

Kunguj Me Kos është një supë e ftohtë që shijon shumë në stinën e nxehtë të verës. Kjo është një recetë e kuzhinës shqiptare, e cila përgatitet shpejt dhe me pak përbërës që gjithmonë na ndodhen në frigorifer apo kuzhinë.
Duke qenë se këto ditë të fund Qershorit do të na shoqërojnë me temperature të larta dhe ditë të nxehta, ju rekomandoj që të konsumoni sa më tepër lëngje, supa të ftohta, fruta dhe perime.

Unë pëlqej ta përgatis këtë recetë me kunguj të pjekur për një recetë më të shëndetshme, por mund ti tiganisni edhe në tigan kungujt, nëse ju pëlqen më tepër kështu.

Kosin preferoj ta bëj vetë në shtëpi, por mund të përdoni kos natyral sipas preferencës suaj dhe nivelit të yndyrës që ju pëlqen. Gjithashtu për një recetë vegane mund ta përgatisni me llojin e kosit vegjetal që ju konsumoni.
Ju mund të provoni edhe supën e ftohtë me kastraveca dhe kos.

Përbërësit për 4 përsonaKunguj Me Kos-Family Cooking Recipes

  • 1 kg kungulleshka
  • 1.2-1.5 kg kos natyral
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • Kripë, piper, vaj ulliri
  • Mente, nenexhik, ose kopër

Përgatitja

  1. Do i lajmë kungulleshkat mirë duke qenë se i gatuajmë me gjithë lëkurë. I presim pjesët anësose dhe i presim në copa kubike ose të rrumbullakëta.
  2. Në një tavë pjekje, vendosni letër furre dhe kungulleshkat e shijuara me pak kripë. Mund ti shtojmë edhe pak vaj ulliri. Do i pjekim për 15-20 minuta kungulleshkat në furrë të parangrohur në 200 gradë.
  3. Mund edhe ti gatuani në tigan, por kujdesuni mos të përdorni shumë vaj, dhe ti kaloni në një letër kuzhine pas skuqjes.
  4. Pasi kungulleshkat piqen, I lëmë të ftohen pak.
  5. Në një tas të thellë, do të shtojmë kosin, kripën, hudhrat e shtypura, piper, dhe vaj ulliri dhe I përziejmë mirë që kosi të marri shije.
  6. Do të shtojmë edhe kungulleshkat, dhe erëzat e freskëta të grira apo copatuara imët. Unë përdora mente, por me këtë recetë mund të përdoni fare mirë edhe kopër, ose nenexhik.
  7. Për një supë sa më të freskët, mund ta vendosim dhe në frigorifer përpara se ta shërbejmë.
  8. E ndajmë në tasat e supës, e dekorojmë në sipërfaqe me mente apo kopër të freskët dhe vaj ulliri.

Ju bëftë mirë!Kunguj Me Kos-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment