Kadaif Recipe-Kadaif Me Arra

Kadaifi është një ëmbëlsirë që gatuajmë zakonisht për festa dhe nuk mungon asnjëherë në tavolinat tona gjatë kësaj periudhe të vitit kur atmosfera e festave të fundvitit, Krishlindjes dhe Vitit të Ri janë edhe më prezente. Kadaifi përgatitet në disa mënyra, i shoqëruar me arra, fistikë, arrë kokosi, etj, por sot duam të ndajmë me ju recetën tradicionale të përgatitjes së Kadaifit Me Arra. Një ëmbëlsirë e sherbetosur, e cila shijon më së miri pas një vakti në familje.

PërbërësitKadaif Recipe-Family Cooking Recipes

  • 500 g kadaif
  • 250 g arra
  • 200 g gjalp

Për sherbetin

  • 1 kg sheqer
  • 750 ml ujë
  • 1 lugë lëng limoni
  • Lëkurë limoni për shije

Përgatitja

  1. Për këtë ëmbëlsirë unë zgjedh kadaif të freskët. Kadaifi do të mbështillet role duke u mbushur me arra. Për të përgatitur role sa më të bukura duhet që kadaifin ta marrim me kujdes duke ndjekur fijet. E marrim një pjesë nga tufa e kadaifit dhe shtojmë arrat e grira. Arra i grijmë në një grirëse kuzhine ose i presim imët me thikë.Kadaif Recipe-Family Cooking Recipes
  2. E mbështjellim role dhe e vendosim në tavë që kemi përgatitur për pjekjen e kadaifit, të cilën e kemi lyer me pak gjalp. Kadaif Recipe-Family Cooking Recipes Vazhdojmë kështu deri në përfundim.Kadaif Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Do të shkrijmë gjalpin dhe e lëmë të ftohet pak dhe ja shtojmë kadaifit sipër duke e shpërndarë mirë sipër çdo roleje. Ndërkohë kemi ndezur dhe furrën të nxehet në 180 gradë Celcius.Kadaif Recipe-Family Cooking Recipes
  4. E pjekim kadaifin në temperaturë 180 gradë për 45 minuta. Kini kujdes të mos skuqet shumë në sipërfaqe. Duhet të marri ngjyrë të kuqërremtë të bukur. E heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet .Kadaif Recipe-Family Cooking Recipes Kadaif Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Ndërkohë do të përgatisim sherbetin. Në një tenxhere hedhim sheqerin dhe ujin dhe e përziejmë sa të tretet. E lëmë të vlojë për 2 minuta dhe i shtojmë brenda lëkurë limoni për aromë. Nuk ka nevojë që sherbet të zihet shumë, mjafton të vlojë kur përdorim sasitë e duhura të ujit dhe sheqerit.Kadaif Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Duhet që kadaifi të jetë i ftohtë ose i vakët kur të shtojmë sherbetin. Sherbetin e lëmë pak për disa minuta të ftohet sa të presi valën dhe ja hedhim kadaifit me një garuzhde në mënyrë që sherbeti ta mbulojë të gjithë sipërfaqen që kadaifi të zbutet si duhet. E mbulojmë tavën ku e kemi pjekur dhe e lëmë të zbutet për disa orë, ose edhe ta përgatisim një ditë përpara. E servirim sipas dëshirës pas një vakti, ose si një ëmbëlsirë për festa, ditëlindje, banket, etj.

Ju bëftë mirë!Kadaif Recipe-Family Cooking Recipes

Shënim:Nëse nuk doni ta përgatisni vetëm me gjalp mund edhe ta përzieni me pak vaj vegjetal, misri ose luledielli, duke përdorur 150 g gjalp dhe 50 ml vaj.

Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të ndani me ne mendimin tuaj për faqen tonë, pyetje apo dhe kërkesa që mund të keni për receta të ndryshme. Ne vlerësojmë mendimin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As the owner of this website, I’ve tracked down great deals for the products and services mentioned herein. When you use the links on this page to make a purchase, I may get a small commission, and you may get a worthwhile bargain. It’s a win-win all around. Thank you for supporting this site. FYI- Prices and Terms of the products refer to the date of the publication of this article. Full disclosure.”


 

Leave a Comment