Kek me Reçel dhe Sodë Buke është një ëmbëlsirë që përgatitet fare thjesht dhe me të cilën mund të përdorni reçelin tuaj të preferuar. Me pak përbërës do arrini të kënaqni familjarët tuaj dhë të përgatisni një ëmbëlsirë të shijshme për mëngjes, pasdite, piknik, apo për tu marrë me vete në punë apo shkollë.
Ju mund të provoni edhe Kek me Dardhë dhe çokollatë.
Përbërësit
- 300 g reçel dardhe ose pjeshke
- 10 g sodë buke
- 3 vezë
- 100 ml vaj vegjetal
- 1 lugë çaji arome vanilje apo kanellë
- 225 g miell
- 2 lugë kakao
- 50 g çokollatë e zezë në copa
- 50 g bajame në copa
- Sheqer pluhur
Përgatitja
- Do të ndezim furrën në 180 gradë dhe do të përgatisim një tavë për pjekjen e kekut me diametër 22-24 cm duke e lyer me gjalp dhe pudrosur me miell.
- Në një tas, do të përziejmë reçelin dhe sodën e bukës për 2 minuta me një tel dore sa të shikojmë që aktivizohet efekti i sodës dhe reçeli fillon e zbardhet.
- Shtojmë aty vezët dhe përziejmë me tel dore sa të bëhët një mase.
- Vijojmë duke shtuar vajin në fije, dhe aromën e vaniljen apo kanellë.
- Kur të kemi një masë të lëngët homogjene, shtojmë miellin e situr dhe kakaon.
- Në fund shtojmë bajamet dhe çokollatën e copëtuar me një thikë.
- Përziejmë mirë dhe masën e hedhim në tavën e përgatitur për kekun.
- Do e pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë për 30-35 minuta. Bëjmë provën me kunj dhëmbësh.
- E nxjerrim nga tava, e lëmë të ftohet pak, e pudrosim me sheqer pluhur sipas dëshirës.
- E presim në feta dhe e shërbejmë për mëngjes, për të shoqëruar kafen, apo me akullore pas një vakti apo për pasdite.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.