Easy Stuffed Eggplant Recipe-Patëllxhanë të Mbushura me Bollgur

Patëllxhanë të Mbushura me Bollgur është një pjatë e dytë kryesore vegjetariane e pasur me vlera ushqyese dhe shumë e shijshme.

Kjo është një recetë verore, e ngjashme me Imam Ballajdinë, por në mbushjen tonë kemi shtuar edhe bollgur, për një shije ndryshe.
Receta e sotme mund të konsiderohet edhe një pjatë unike për një darkë të lehtë, apo për tu marrë me vete në punë.

Ju mund të provoni edhe Involtini me patëllxhanë, apo Musaka me Patëllxhanë.

Përbërësit për 3-4 persona

  • 6-8 patëllxhanë mesatarë
  • 1 kokërr qepë e madhe
  • 1 karrotë
  • 1 spec i vogël jeshil
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 3-4 domate të vogla
  • 100 g bollgur
  • Kripë, piper, majdanoz, nenexhik, vaj ulliri

Përgatitja

Përgatitja e mbushjes

  1. Si fillim do i lajmë perimet mirë.
  2. I presim patëllxhanët në mes në njërin krah dhe me ndihmën e nje thike i zbazim tulin duke krijuar një formë varke.
  3. Tulin do e presim imët dhe e mbajmë mënjanë për mbushjen. Patëllxhanët i vendosim në ujë me kripë që tu dali hidhërimi.
  4. Do të pastrojmë qepën dhe hudhrën dhe i presim imët në kubikë. Po kështu veprojmë edhe me karrotën dhe specin. Domatet i grijmë me një renden duke eleminuar lëkurat.
  5. Në një tigan, do të shtojmë pak vaj ulliri dhe shtojmë qepën dhe hudhrën që të kaurdisen dhe aromatizojnë vajin. Do të shtojmë aty edhe tulin e patëllxhanit, karrotën dhe specin.
  6. I gatuajmë të gjitha për pak minuta në nxehtësi mesatare me kapak mbuluar duke i përzierë herë pas here.
  7. Shtojmë domaten, kripë dhe piper dhe do i lëmë të gatuhen edhe për disa minuta sa domatja të zbutet mirë.Easy Stuffed Eggplant Recipe-Family Cooking Recipes
  8. Shtojmë bollgurin e larë mirë në ujë të rrjedhshëm të ngrohtë, e kaurdisim për 1-2 minuta. Pasi kalon kjo kohë do të shtojmë një gotë ujë të ngrohtë që të ziejnë.
  9. Do i lëmë të gatuhen të gjitha bashkë për disa minuta sa bollguri të fillojë të zbutet dhe të jetë përthithur sasia e ujit. Shtojmë edhe erëzat në fund dhe mbushja jonë është gati.Easy Stuffed Eggplant Recipe-Family Cooking Recipes

Mbushja e Patëllxhanëve dhe Pjekja

  1. Marrim patëllxhanët, i kullojmë nga uji, i vendosim në një tavë për pjekje, i spërkasim me pak kripë e vaj, dhe me një lugë do i mbushim të gjithë me radhë.
  2. Do i spërkasim sërish me pak kripë, piper, dhe vaj, dhe mund të shtojmë edhe pak ujë të ngrohtë në tavë.Easy Stuffed Eggplant Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Patëllxhanët e mbushur do i vendosim të piqen në furrë të ngrohur më parë në 200 gradë për 30-35 minuta sa të marrin një ngjyrë të kuqërremtë dhe patëllxhatët të gatuhen mirë. Mund ti provoni me një pirun.
  4. Tavën e nxjerrim nga furra dhe i shërbejmë patëllxhanët e mbushur të ngrohtë në pjata individuale.

Ju bëftë mirë!Easy Stuffed Eggplant Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Në vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

 

Leave a Comment