Të përgatisësh një tortë në shtëpi, nuk është fare e vështirë. Ne do ju tregojmë sot një mënyrë Si Të Përgatisni Një Tortë Në Shtëpi. Receta është shumë e shijshme dhe ju mund ta përdorni për fundjavë apo festa. Ne kemi përgatitur një Tortë Kungull Për Halloween, por ju mund ta përdorni për kënaqësinë tuaj pa pasur një arsye apo festë.
Përbërësit për Tortën Kungull
- 1 pandispanjë me kakao
- 500-600 g Krem pastiçerie
- 250 g luledhtrydhe ose ndonjë frut tjetër nqs se preferoni.
- 500 -550 g krem djathi
Për Kremin e Pastiçerisë
- 500 ml qumësht
- 4 të verdha vezësh
- 4 lugë sheqer
- 2 lugë miell 00
- Lëkurë limoni ose vanilje
Për Kremin e Djathit
- 250 gram djath Filadelfia
- 250 g pana për ëmbëlsira që rrihet
- 4 lugë sheqer pluhur
- Ngjyrues ushqimore
“As the owner of this website, I’ve tracked down great deals for the products and services mentioned herein. When you use the links on this page to make a purchase, I may get a small commission, and you may get a worth bargain. It’s a win-win all around. Thank you for supporting this site. FYI- Prices and Terms of the products refer to the date of the publication of this article. Full disclosure.”
Përgatitja
- Përgatisim kremin e pasticerisë në mënyrën klasike. Mund të gjeni këtu recetën e plotë.
- Përgatisim dhe kremin e djathit duke përzierë djathin me sheqerin pluhur dhe panën e rrahur veçmas me rrahës elektrik. I përziejmë bashkë me kujdes dhe i shtojmë ngjyruesin. Ju mund edhe të mos e përdorni dhe ta lini të bardhë. Nqs ju e keni ngjyruesin pluhur ju rekomandoj që ta shkrini pak me pana veç dhe ta përzieni me kremin. Kur e kemi xhel shtojeni direkt në kremin e djathit dhe përziejeni sa të dali ngjyra që doni. Hidheni kremin në një qese pasticerie dhe e kemi gati.
- Nisim punën duke formuar tortën. Marrim një tas dhe e veshim me qese traspatente.
- Marrim pandispanjën dhe e presim në feta me rashësi 1 cm dhe veshim të gjithë formën e ëmbëlsirës.
- Hedhim gjysmën e kremit dhe shtojmë luleshtrydhet e prera në copa. Vendosim përsëri disa feta pandispanjë për të krijuar një shtresë të mesme dhe hedhim përsëri kremin e mbetur dhe luleshtrydhe.
- E mbyllim ëmbëlsirën me feta të tjera pandispanje dhe me qese dhe e fusim në frigorifer për gjithë natën ose të paktën për 4 -5 orë nqs nuk keni kohë.
- E nxjerrim nga frigoriferi dhe e kthejmë në një pjatë. Heqim qesen dhe e zbukurojmë sipas deshirës me kremin e djathit. Shumë e shijshme dhe e pëlqyer nga të gjithë.
Ju Bëftë Mirë!
Faleminderit që vizitoni faqen tonë. Jeni të mirëpritur të lini komentet apo pyetjet tuaja në formën më poshtë.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
Best Homemade Custard Recipe-Si Të Përgatisim Kremin E Pastiçerisë
How To Make A Sponge Cake-Si Të Përgatisim Një Pandispanjë Me Kakao