How To Fry A Chicken In A Pan-Pulë Fshati E Skuqur Në Tigan

Kur ndodh të blejmë një zog apo pulë fshati nuk ka nevojë të përdorim domosdoshmërisht shumë përbërës për të realizuar një pjatë të shijshme, pasi është vetë pula e rritur në mënyrë natyrale që është shumë e shijshme. Sot do ndajmë Pulë Fshati E Skuqur Në Tigan, një nga recetat më të thjeshta për të gatuar një zog apo pulë fshati. Kjo është një recetë që mund ta praktikoni për një vakt të shpejtë apo edhe nëse ndodheni në kamping.

Ju mund të lexoni gjithashtu edhe receta të tjera të ngjashme

Pulë Fshati Me Oriz Në Furrë

Pulë Me Përshesh-Dollmë

Përbërësit

  • 1 pulë e re ose zog fshati
  • Vaj ulliri
  • Pak gjalp
  • Kripë

PërgatitjaHow To Fry A Chicken In A Pan- Family Cooking Recipes

  1. Pulën të cilën e kemi pastruar më parë dhe të prerë në copa sipas artikulacioneve e gatuajmë në një tigan të thellë ku kemi shtuar vaj ulliri dhe pak gjalp për shije. Shtojmë pulën, kripë dhe e përziejmë me lugë druri here pas here. Unë përdor enë që nuk ngjisin dhe nuk dua që të më gërvishten kështu që përdor lugë druri për të përzierë gatimet e mija. Mirë është që ta gatuajmë të mbuluar me kapak, në zjarr të mesëm dhe pula do të lëshojë lëngun e saj.How To Fry A Chicken In A Pan- Family Cooking Recipes
  2. Kur pula të ketë marrë ngjyrë të kuqërremtë, do e provojmë me pirun. Nqs rezulton e fortë shtojmë, 1/2 gotë ujë dhe e lëmë të gatuhet sa të thahet uji komplet. Për të gatuar pulën me këtë mënyrë do të na duhen 20 minuta në zjarr të mesëm. Varet nga ena që do të përdorni dhe nga vendi i gatimit, kështu që shikojeni vet herë pas here.
  3. Pula në përfundim duhet të jetë e butë. E heqim nga zjarri dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Ju bëftë mirë!How To Fry A Chicken In A Pan- Family Cooking Recipes

Faleminderit që vizituat një tjetër recetë tonën. Jeni të mirëpritur të lini komentet apo pyetjet tuaja në formën më poshtë.

Leave a Comment