Limonçeli është një liker që përgatitet shumë thjesht në kushte shtëpie, mjafton që të keni limona organik dhe alkool ushqimor. Likeret e përgatitura në shtëpi janë më të shëndetshëm duke qenë se i zgjedhim vetë produktet e përdorura dhe njihen si ndihmues shumë të mirë për tretjen. Ashtu si e kemi cilësuar edhe në gatimin e reçeleve apo përpunimit të frutave në receta të ndryshme, duhet që limonat e përdorur në këtë recetë të jenë të freskët dhe të pa trajtuar me kimikate. Limonat mund të kenë pikëza të vogla të zeza, kështu që duhet to pastrojmë mirë para se të nisim përgatitjen e recetës.
Ju mund të provoni edhe Cheesecake Me Limon.
Përbërësit
- 10 limona organik lëkurë trash të pa trajtuar me kimikate
- 1l alkool ushqimor
- 1 l ujë
- 750 g sheqer
Përgatitja
- Do ti lajmë me kujdes limonat me një sfungjer të pastër, që në sipërfaqen e tyre të mos ketë asnjë papastërti.
- Do ti thajmë dhe do t’u marrim vetëm lëkurën, duke e prerë me kujdes vetëm pjesën e verdhë. Pjesa e bardhë e lëkurës nuk përdoret pasi e hidhëron pijen tonë.
- Lëkurat do ti fusim në një enë qelqi hermetike dhe do ti hedhim dhe alkolin.
- Do ta mbyllim enën mirë dhe do ta lëmë në një vend larg dritës për rreth 10 ditë. Here pas here duhet ta rrotullojmë enën që lëkurat të përzihen me alkolin dhe të lëshojnë aromën, ngjyrën dhe esencat e tyre në të.
- Pasi të kenë kaluat ditët e qëndrimit ë lëkurave në alkol do të vijojmë me pregatitjen e likerit.
- Në një tenxhere do të shtojmë ujin dhe sheqerin dhe do e vendosim në zjarr sa të shkrihet sheqeri dhe sherbeti të marri valë. E lëmë të ftohet komplet.
- Kullojmë alkolin nga lëkurat dhe e shtojmë te sherbeti. E përziejmë dhe do të shikojmë që do të marri një ngjyrë të ndezur të verdhë.
- E kullojmë dhe 1 herë me një kullesë të imët, për ndonjë papastërti dhe e fusim nëpër shishe të lara, thara dhe sterilizuara.
- I mbyllim shishet hermetikisht dhe i lëmë për disa ditë para se ta shijojmë.
- Mirë është që para se ta shijoni këtë liker ta fusni shishen në ngrirje, pasi shijon shumë i ftohtë. Pas nje dreke, 1 gotë limonçel do t’u shijojë shumë dhe gjithashtu do të ndihmojë në tretje.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një pyetje apo koment mbi recetën, apo ta ndani atë.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.