Homemade Cauliflower Soup Recipe-Supa me Lulelakër

Supa me Lulelakër E Shtëpisë është një nga supat më të shijshme ne stinën e vjeshtës dhe dimrit. Lulelakra është një nga perimet e stinës me shumë vlera ushqyese, të cilën mund ta gatuajmë në supa, qofte, tava, torta të kripura, sallata, omleta, etj.
Edhe kur bëhet fjalë për supat lulelakrën mund ta gatuajmë të kombinuar me perime të ndryshme të stinës, duke realizuar supa dhe receta shumë të shijshme. Me të mund të realizojmë pjata të para dhe të dyta për vaktet tona të drekës dhe darkës.
Supa sot është shumë e thjeshtë, supë krem lulelakre me beshamelë.

Përbërësit

  • 1 presh (pjesa e bardhë)
  • 1 lulelakër
  • 1 lugë miell
  • 1 lugë gjalp
  • 1 gotë qumësht
  • 1 e verdhë veze (fakultative)
  • 2-3 lugë djath parmigiano
  • Lëng perimesh, mishi, ose ujë
  • Kripë, piper, vaj ulliri, majdanoz, ose kopër

Përgatitja

  1. Si fillim do të presim preshin e larë imët. Po kështu lajmë dhe pastrojmë edhe lulekrën nga gjethet, e presim në copa të vogla dhe e lëmë mënjanë.
  2. Në një tenxhere, do të shtojmë pak vaj ulliri dhe do të kaurdisim lehtë preshim sa të fillojë të zbutet. Shtojmë aty edhe lulelakrën në copa, shtojmë pak kripë, dhe lëngun e mishit ose ujë dhe e vëndosim të ziejë.
  3. Do e ziejmë në zjarr të mesëm për 10-15 minuta.
  4. Ndërkohë në një tigan do kaurdisim miellin me gjalpin sa të marri ngjyrë të artë të lehtë.
  5. Shtojmë edhe qumështin dhe trazojmë në temperaturë të ulët sa të na formohet beshameli. Aty shtojmë edhe të verdhën e vezës dhe trazojmë edhe një minutë në zjarr të ulët.
  6. Ndërkohë që lulelakra ka zier, po aty ne tenxhere ku është do e frulojmë pjesërist ose plotësisht me një mixer kuzhine për supat. Në mungesë mund ta lëmë të ftohet dhe e kalojmë në një grirëse kuzhine.Homemade Cauliflower Soup Recipe- Family Cooking Recipes
  7. Do e vendosim sërish supën në zjarr, shtojmë beshamelën dhe e lëmë të ziejë edhe një minutë. E rregullojmë supën me kripë, piper, vaj ulliri, erëza dhe djathin parmigiano.
  8. E shërbejmë supën të ngrohtë me bukë të thekur ose bukë të ngrohtë.

Ju Bëftë Mirë!Homemade Cauliflower Soup Recipe- Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment