Herb Crusted Sole Recipe-Peshk Gjuhëz Në Furrë Me Erëza

Peshk Gjuhëz Në Furrë Me Erëza është një pjatë e dytë me bazë peshku. Gjuhëza është një peshk që gatuhet lehtë dhe plot shije.

Ashtu si dhe receta tjetër e gjuhëzës në furrë me patate, edhe kjo është shumë e veçantë dhe e shijshme.

Në këtë recetë kemi përdorur bukë të freskët ndryshe nga receta e mëparshme ku buka është e thekur dhe thërrmuar.

Gjithashtu këtu kemi përdorur djathin parmixhiano, i cili kombinuar me bukën dhe erëzat do i japi peshkut shije dhe do krijojë një kore krokante,e cila ruan lëngun dhe shijen e peshkut.

Kjo është një recetë që mund ta gatuani për drekë në fundjavë me familjen.

Ju mund të provoni edhe gjuhëz me limon në tigan.

Përbërësit

  • 1 gjuhëzë rreth 500 g
  • Bukë 2 feta
  • Djath  parmixhan i grirë 2 lugë gjelle
  • Majdanoz 1 tufë
  • Hudhër 1 thelp
  • Kripë e piper
  • Vaj ulliri 2 lugë gjelle
  • Lëng limoni

Përgatitja

  1. Do të pastrojmë gjuhëzën nga lëkura. Në fillim i bëjmë një prerje të cekët nga ana e bishtit dhe pastaj duke e mbajtur me letër kuzhine e tërheqim me kujdes në drejtim të kokës. Kështu do të veprojmë edhe nga ana tjetër. E lajmë dhe e pastrojmë pjesën e brendshme të barkut dhe velëzat. E thajmë mirë.Herb Crusted Sole Recipe-Family Cooking Recipes
  2. Përgatisim bukën me erëza për pjesën krokante. Kështu, në një grirëse elektrike do të shtojmë bukën, erëzat dhe gjithë përbërësit e tjerë. E grijmë imët në grirëse.Herbs Crusted Sole Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Me këtë përzierje do të kalojmë peshkun mirë e mirë që të mbulohet nga të dy anët.
  4. E vendosim mbi një tavë me letër furre dhe e pjekim në furrë të nxehur më parë në 220 gradë për 20-25 minuta.Herb Crusted Sole Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Peshkun e servirim të ngrohtë. Do të dali krokante nga jashtë dhe e butë dhe e lëngshme nga brenda . Shoqërojeni me sallatë të freskët.

Ju Bëftë Mirë!Herb Crusted Sole Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment